PEN DHE KOMUNA E PRISHTINËS NËNSHKRUAJNË MEMORANDUM PËR BASHKËPUNIM

Me një postim në llogarinë e tyre në rrjetin social Facebook, PEN (Peer Educators Network) bën të ditur se sot e kanë nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit me Komunën e Prishtinës për projektin “Youth Care For Kosovo”.

 

Më tej në këtë postim thuhet se drejtori ekzekutiv i PEN, z. Bujar Fejzullahu dhe znj. Shpresa Shala nga Drejtoria Komunale e Arsimit me këtë projekt synojnë të rrisin aftësitë e aktivistëve për çështje mjedisore, avokim dhe lobim gjatë gjithë projektit.

 

Projekti synon të rrisë vetëdijesimin për çështjet e mjedisit dhe u mundëson qytetarëve të ndërmarrin veprime të drejtpërdrejta në drejtim të përmirësimit të mjedisit brenda komuniteteve të tyre; pra, duke promovuar në shkallë vendi të drejtat shëndetësore si të drejta themelore të njeriut thuhet më tej.

 

Projekti synon të angazhojë aktivistë nga komuna e Prishtinës për të avokuar politika më të mira brenda komuniteteve të tyre për çështje mjedisore, siç janë cilësia e ajrit dhe ujit, ruajtja e mjedisit, menaxhimi i mbeturinave dhe ndër të tjera burimet alternative të energjisë. YCFK mbështetet nga Swedish International Development Cooperation Agency (SIDA) dhe menaxhohet nga Community Development Fund – CDF.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE