PËRFUNDON FAZA E DYTË E PUBLIKIMIT DHE VOTIMIT TË ESEVE MË TË MIRA

Lexues të dashur, faza e dytë e publikimit dhe votimit të eseve tuaja të preferuara në faqen tonë në Facebook dhe Instagram përfundoi. Kështu, duke filluar nga sot fillon faza e Votimit të Jurisë e cila është edhe faza më e rëndësishme e këtij konkursi.

 

Siç ju kemi njoftuar edhe më parë, gjatë kësaj faze të gjitha esetë e publikuara do të vlerësohen nga një juri profesionale e përbërë nga ekipi ynë dhe personeli ushtarak i KFOR-it. Kjo nënkupton se të gjitha votat (like & share) për secilën ese do të verifikohen dhe të gjitha rastet e dyshimta për pandershmëri dhe shkelje të rregullave do të shkualifikohen nga gara e mëtejme. Më pas, juria do të votojë dhe do të vendosë se cilat janë tri esetë më të mira dhe fituesit e shpërblimeve tona. Kjo fazë do të përfundojë më 16 tetor 2020, kurse emrat e fituesve do të shpallen në ueb faqen tonë dhe në mediat tona sociale. Në fund, ekipi ynë do të kontaktojë secilin nga fituesit dhe do të aranzhojë që ata t’i marrin çmimet e tyre.

 

Varësisht nga zhvillimet e pandemisë “COVID-19” në Kosovë, në kohën kur konkursi ynë do të finalizohet, ne do të vendosim se si t’ua dorëzojmë çmimet fituesve. Kjo procedurë do të jetë në përputhje me rekomandimet e OBSH-së dhe të Institucioneve Shëndetësore të Kosovës që do të jenë në fuqi në atë kohë. Ne vërtet shpresojmë, nëse situata do të na lejojë, që më 24 tetor 2020 do të mund t’i ftojmë fituesit në Kampin “Film City” (Kosova Film) në Prishtinë që t’i marrin çmimet e tyre.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE