PESË IKONA TË PËRJETSHME TË LOJËS SË BUKUR

Në historinë e pasur të futbollit, vetëm një grup i vogël i lojtarëve kanë arritur që të tejkalojnë kufijtë e kohës dhe hapësirës, për ta shkruar emrin e tyre në analet e pavdekësisë sportive. Këta individë të jashtëzakonshëm zotërojnë jo vetëm shkathtësi dhe talent të pakrahasueshëm, por e kanë krijuar edhe një trashëgimi e cila vazhdon dhe do të vazhdojë që të frymëzojë gjenerata të tëra. Në mesin e tyre pesë emra shkëlqejnë për artin, gjenialitetin, dhe inovacionin që ia kanë sjellë lojës së bukur.

 

Pele

Ai është mishërimi i magjisë braziliane të futbollit dhe njëherit edhe futbollisti i parë që arriti të bëhej një super yll i njohur dhe i adhuruar në mbarë botën. Gjatë karrierës së tij të ndritur, Pele e mahniti botën me shkathtësitë, shpirtin artistik në fushë dhe aftësitë golashënuese. Fitues i trefishtë i Kupës Botërore të FIFA, ai i ka shënuar mbi 1000 gola përgjatë karrierës së tij, një statistikë kjo që nuk është përsëritur ende. Aftësia e Pele për të kombinuar fuqinë, finesën dhe krijimtarinë në fushën e gjelbër e ka ngritur atë në statusin e legjendës. Një legjendë që asokohe u shpall pasuri kombëtare e Brazilit dhe e cila sot e kësaj dite është frymëzim për gjenerata të tëra të futbollistëve në mbarë botën.

 

 

Diego Armando Maradona

Maestroja argjentinas, e kishte një përzierje të jashtëzakonshme të teknikës, vizionit dhe guximit. I njohur për shkathtësitë e jashtëzakonshme dribluese, aftësinë e pakrahasueshme për të ndërruar rrjedhën e një loje, Maradona e udhëhoqi Argjentinën drejt suksesit në Kupën e Botës në vitin 1986, kur i krijoi disa prej momenteve më ikonë në historinë e futbollit. Goli i tij i shënuar nga “Dora e Zotit” dhe Goli Mahnitës i Shekullit kundër Anglisë që ai i shënoi në ndeshjen kundër Anglisë e përmbledhin gjenialitetin dhe trashëgimin ë e tij.

 

 

Lionel Mesi (Lionel Messi)

Magjistari shtatshkurtër argjentinas e ripërkufizoi lojën moderne me kontrolline jashtëzakonshëm të topit, vizionin e pakrahasueshëm dhe shkathtësitë e jashtëzakonshme golashënuese. Mbajtës i rekordit me tetë Topa të Artë të fituar, falë vazhdimësisë dhe gjithanshmërisë së tij, ai konsiderohet si një prej lojtarëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Driblimet mahnitëse, pasimet e sakta, dhe golat pafund i kanë kënaqur tifozët në mbarë botën, duke e përforcuar statusin e tij si ikonë e futbollit.

 

 

Kristiano Ronaldo (Cristiano Ronaldo)

Gjigandi portugez i njohur për atleticizmin e pashoq, aftësi për të shënuar që nuk fal, dhe në kërkim të përhershëm të madhështisë. Pesë herë fitues i Topit të Artë, loja e tij në ajër, gjuajtjet nga distanca, dhe etika e jashtëzakonshme në punë e kanë ngritur atë në majat e këtij sporti. Që nga fillimi i karrierës në Sportingun e Lisbonës deri te thyerja e rekordeve të panumërta me Mançester Unajted (Machester United), Real Madrid dhe Juventus, Ronaldo vazhdimisht na ka dhuruar momente të mahnitshme, të cilat kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e futbollit.

 

 

Johan Krojf (Johan Cruyff)

Krye ideatori holandez i cili e revolucionarizoi lojën me stilin e tij risiprurës të njohur në tërë botën si “Futbolli Total.” Tri herë fitues i Topit të Artë, falë lëvizjeve të tij elegante, vizionit dhe inteligjencës taktike, veçohet nga të gjithë futbollistët e tjerë si një prej inovatorëve të vërtetë në futboll. Ndikimi i tij shtrihet përtej fushës së blertë, pasi që pas karrierës si futbollist ai u bë edhe një trajner jashtëzakonisht i suksesshëm, i cili e jetësoi filozofinë e tij në Barcelonë, për të frymëzuar gjenerata të tëra të trajnerëve dhe lojtarëve.

 

Këto pesë legjenda të futbollit e kanë të përbashkët synimin për përsosmëri, në kërkim të së cilës ata lanë gjurmë të pashlyeshme në këtë sport falë shkathtësive, pasionit dhe përkushtimit të pashoq.