PIKTURA “KATEDRALJA E SALISBURIT NGA TOKA E PESHKOPIT” NGA JOHN CONSTABLE

John Constable (Xhon Konstabëll) nuk ishte vetëm një prej piktorëve anglez më të mëdhenj të peizazheve, por ai e revolucionarizoi tërë këtë zhanër.

 

Realizmi i punimeve të Constable ishte i përparuar për kohën e tij, dhe ai do të ndikonte artistët e kohës së tij, dhe më vonë në shekullin e 19-të edhe impresionistët. Piktura në fjalë është një prej studimeve në masë reale e cila është përfunduar përpara pikturës finale të Katedrales së Salisburit (Salisbury Cathedral).

 

Kjo vepër u bë me porosi nga peshkopi i kishës dhe njëherit miku i Constable, John Fisher (Xhon Fisher), i cili i kërkoi Constable që të ripunonte qiellin në versionet e mëparshme të kësaj vepre.

 

Nuk ishte diçka e pazakontë që pikturat e porositura të pësonin një sërë ripunimesh përpara se të arrinin formën përfundimtare, varësisht sipas kërkesave të klientit.

 

Piktura “Katedralja e Salisburit nga Toka e Peshkopit” është pjesë e koleksionit të Muzeut Metropolitan të Artit në qytetin e Nju Jorkut.