PIKTURA ‘LAKE GEORGE’ (1857), NGA JOHN WILLIAM CASILEAR

 

Sot e sjellim para jush pikturën Lake George të punuar në vitin 1857 nga piktori amerikan John William Casilear.

 

Casilear ishte pjesë e së ashtuquajturës Shkollës së Lumit Hudson (Hudson River School), një lëvizje artistike e shekullit të 19-të, e cila bazohej në parimet estetike të Romanticizmit.

 

Në këtë pikturë me ngjyra të vajit, është paraqitur një peizazh i Liqenit Xhorxh (Lake George), me pamjen e ujit dhe Malin e Zi (Black Mountain) në prapavijë. Casilear, si shumë prej artistëve të tjerë të Shkollës së Lumit Hudson, e filloi karrierën e tij si gdhendës, dhe kjo shkathtësi vërehet më së miri në detajet e theksuara të drunjve dhe gurëve në pikturë.

 

Pjesa më e madhe e punimeve të anëtarëve të kësaj lëvizjeje artistike e lartëson bukurinë natyrore të Luginës së Lumit Hudson dhe rajonit përreth ku përfshihen malet Catskill, Adirondack dhe Malet e Bardha. Gjenerata e dytë e artistëve të lidhur me këtë shkollë e zgjeruan veprimtarinë e tyre edhe në disa lokacione të tjera si New England (Anglia e Re), the Maritimes (provincat detare në Kanada), Amerika Perëndimore dhe Amerika e Jugut.

 

Piktura Lake George tani është pjesë e koleksionit të Muzeut Metropolitan të Arteve të qytetit të Nju Jorkut (New York City).

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE