“POP IT” – LOJË ANTI-STRES

 

Gjithkush që ka smartfon, me siguri e ka të paktën një lojë të instaluar, e cila përdoret për lojë dhe argëtim. Por a keni menduar se sa kohë luani lojëra në telefonin tuaj? Pavarësisht se sa argëtuese dhe emocionuese janë, nuk jemi të vetëdijshëm se sa kohë na marrin këto lojëra online, kohë të cilën mund ta përdorim në mënyrë shumë më të mirë, më të bukur dhe më kreative. Madje ndodhë që të harrojmë se kur kemi ngrënë mëngjes ose nëse kemi ngrënë drekë ose darkë, dhe i zëvendësojmë ato vakte të rëndësishme me ëmbëlsira dhe njelmësira për të cilat e dimë se nuk janë aspak të shëndetshme. Por programerët e kanë ideuar një lojë shoqërore që është një nga më të popullarizuarat dhe që patjetër që e ka fituar vendin kryesor në mesin e lojërave tjera, dhe emri i saj popullor është ‘Pop it’.

Është interesante se në treg janë shfaqur edhe lodrat anti-stresi ‘Pop it’, të cilat e kanë zëvendësuar lojën online. Ato janë në dispozicion në ngjyra dhe forma të ndryshme, të bëra 100% nga silikoni. Fëmijët i blejnë ato me të madhe, por është shumë interesante që, përveç fëmijëve, edhe prindërit po gjejnë argëtim me to, sepse kjo lodër shërben për ta përmirësuar gjendjen shpirtërore dhe po ndikon në lehtësimin shqisor.

 

Si luhet me “Pop it”?

Kjo lojë i kërkon dy lojtarë, dhe ata vendosin se kush fillon i pari përmes lojës “gur, letër, gërshërë”. Lojtari i parë e zgjedh një rresht dhe shtypë sa më shumë flluska që dëshiron – lojtari i dytë e bën të njëjtën gjë. Ata ndërrohen derisa një nga lojtarët humbës ta shtypë balonën e fundit. Loja është sfiduese për fëmijët më të rritur dhe kërkon që ata të mendojnë në mënyrë strategjike. Fituesi kurorëzohet pasi të fitojë tri herë!

Është një lojë argëtuese për dy persona, prandaj sfidoni ndonjë anëtar të familjes në lojën një-me-një, duke ndjekur rregulla shumë të thjeshta dhe të kuptueshme të lojës. Relaksohuni plotësisht dhe harroni stresin me tingullin e kënaqshëm të balonave të silikonit që pëlcasin! Kjo lojë është bërë kryesisht për t’ju ndihmuar ta përballoni stresin e ditës, por edhe si një lojë shoqërore argëtuese për tërë familjen. Edhe pse duket krejtësisht e thjeshtë, vetëm pas disa raundeve, nuk do të mund të ndaheni nga kjo lojë!

 

“Pop it” – në ngjyra dhe forma të ndryshme

Rekomandohet që ta mbani këtë lojë në sirtar, në tryezën e punës, në vendin e punës, në çantën e shpinës dhe kur të ndjeni se zemra fillon të rrahë më shpejt për shkak të stresit të ditës, shpejt kapeni këtë lodër shqisore. ‘Pop it’ është një lodër kompakte, e bërë 100% nga silikoni dhe e disponueshme në ngjyra dhe forma të ndryshme. Lehtë përkulet dhe futet në çantë dore apo çantë të shpinës pa asnjë telashe. Është padyshim për tërë familjen sepse sjell argëtim për të gjithë anëtarët, nga më i vogli tek më i madhi.

Trupi ynë ka nevojë për relaksim dhe lehtësim, prandaj nuk është çudi që më të vegjlit nxituan drejt kësaj lodre. Kjo lodër, përveç përmirësimit të aftësive të duarve, ndihmon edhe në zhvillimin mendor të fëmijëve dhe të adoleshentëve. Luaje këtë lojë dhe komuniko më mirë dhe më bukur me familjarët dhe miqtë e tu kështu se sa përmes rrjeteve sociale.

PDF Magazine

Tetor

(ALB_ENG)210

READ MORE

NEW MAGAZINE