PROGRAMI PËR ZHVILLIM DIGJITAL – MUNDËSI PËR TË RINJTË NGA MITROVICA

Të gjithë të rinjtë nga Mitrovica të cilët janë të interesuar që të mësojnë kodimin kanë kohë deri më 30 shtator që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e “Programit për Zhvillim Digjital”, përmes të cilit organizata Open Data Kosovo është duke ofruar trajnime të ndryshme.

 

Ky program është pjesë e projektit Building Strong and Resilient Communities in Mitrovica i cili mbështetet nga GCERF, kurse do të implementohet nga OJQ Community Building Mitrovica në partneritet me OJQ Mundësia dhe Open Data Kosovo.

 

Trajnimi në fjalë do të zhvillohet gjatë muajit tetor 2020 dhe gjithsejtë në të do të përfshihen 22 pjesëmarrës, të moshës 16 deri në 25 vjeçare. Pjesëmarrësit do të ndahen në dy grupe me nga 11 anëtarë dhe trajnimi do të zgjasë dy javë, gjegjësisht 10 ditë pune. Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke e plotësuar formularin e aplikimit këtu, dhe i cili është në dispozicion në tri gjuhë (shqip, serbisht dhe anglisht).

 

Për shkak të rrethanave aktuale të shkaktuara nga pandemia COVID-19, trajnimi do të zhvillohet në internet, përmes platformës ZOOM. Qëllimi i projektit është që pjesëmarrësit të mësojnë aftësitë praktike inxhinierike të softuerit, të cilat pastaj do t’ua mundësojnë atyre të bëhen pjesë e komunitetit të mrekullueshëm lokal të teknologjisë.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE