PROJEKTI I FUQIZIMIT EKONOMIK TË GRAVE SIGURON 24,000 MASKA MËSE TË NEVOJSHME ​​

Kërcënimi i vazhdueshëm i pandemisë globale COVID-19 ka shkaktuar mungesë të pajisjeve personale mbrojtëse në të gjithë botën. Kjo pandemi po shkakton edhe vështirësi ekonomike gjithnjë e më të mëdha, por një projekt i mbështetur nga UNMIK-u ka arritur që këto dy gjëra ti adresojë në një projekt të vetëm. Gjatë muajit të kaluar, 54 gra dhe gjashtë burra nga komunitete të ndryshme në rajonin e Mitrovicës kanë punuar gjatë gjithë kohës për të qepur 24,000 maska ​​që do të kontribuojnë në mbrojtjen e komunitetit të tyre nga COVID-19. Këto maska do tu dhurohen 4,800 familjeve më të rrezikuara. Përveç materialeve për të krijuar 24,000 maska, rrobaqepësve iu dhanë edhe furnizime shtesë që t’ua mundësojnë atyre që të qepin në punëtoritë e tyre dhe të sigurojnë jetesën e tyre edhe pasi të jenë dhuruar të gjitha maskat.

 

Njëra ndër përfitueset e këtij projekti është edhe Hasime Maloku e cila e shpreh mirënjohjen e saj për ndihmën që i është dhënë me këtë projekt. “Unë jam një grua e moshuar, dhe fatkeqësisht gjatë kësaj kohe as unë e as djemtë e mi nuk kemi pasur të ardhura. Tani unë kam materiale të mjaftueshme për qepjen e maskave të tjera dhe shoh se njerëzit kanë nevojë për to, “tha ajo. Një përfituese tjetër e projektit është edhe Radica Zdravkovic, nënë e tre fëmijëve, e cila po ashtu është mirënjohëse që është bërë pjesë e këtij projekti.

 

Projekti u implementua nga Qendra e Biznesit në Zveçan. Drejtoresha e qendrës Jelena Savic tha që ishte shumë e lumtur për këtë projekt. “Të gjithë ne së bashku si shoqëri mund të tregojmë përgjegjësi sociale dhe t’i fuqizojmë gratë, në një situatë kaq të vështirë siç është kjo në të cilën ndodhemi tani,” tha ajo.

 

#SupportingTogetherness #staysafe #WomensEmpowerment

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE