PSE PIKËRISHT LEJLEKËT I SJELLIN BEBET?

 

Në shumicën e tregimeve, filmave të vizatuar dhe përrallave që tregohen në mbarë botën, flitet se si lejlekët ua sjellin bebet prindërve. A e keni pyetur veten se prej nga vjen vallë kjo zgjedhje, dhe pse pikërisht janë lejlekët, dhe jo ndonjë kafshë tjetër?

 

Sipas një shpjegimi më praktik, mbase gjithçka ka të bëjë me faktin se lejlekët njihen për natyrën e tyre të butë dhe të qetë, janë të shoqërueshëm dhe përplot hir, të cilat nuk kanë shumë frikë nga njerëzit.

 

Madje në shumë pjesë të botës dhe në kultura të ndryshme, duke filluar që nga grekët e lashtë e deri më sot, besohet se ata u sjellin fat njerëzve në oxhakun e të cilëve e ndërtojnë folenë. Ata po ashtu, njihen edhe si prindër të mrekullueshëm të cilët i ndajnë përgjegjësitë rreth të vegjëlve, si dhe kujdesen për pjesëtarët e tjerë të llojit të vet.

 

Sipas një legjende e cila është përhapur në mbarë Evropën, njerëzit vendosnin bonbone në dritaret e shtëpive që ishin duke pritur fëmijë pikërisht për t’i tërhequr lejlekët. Këta zogj më pas i merrnin bebet në shporta ose në shalle dhe ua dorëzonin ato nënave të ardhshme. Nganjëherë fëmijët dorëzoheshin në shtëpi përmes oxhakut.

 

Ky besim u përhap aq shumë në mbarë botën sa që edhe sot e kësaj dite shenjat e kuqe në lëkurë të cilat iu krijohen pothuajse të gjitha bebeve pas lindjes njihet si kafshimi i lejlekut.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE