PSE THONË SE FISNIKËT KANË GJAK TË KALTËR?

 

Shpesh kur flitet për përfaqësuesit e familjeve fisnike thuhet se ata kanë “gjak të kaltër”. A e dini se çka do të thotë kjo?

 

Sigurisht, kjo nuk do të thotë se gjaku i tyre ka tjetër ngjyrë nga ai i njerëzve të zakonshme, por kjo është vetëm një metaforë kuptimi i së cilës fshihet në shumë tregime, legjenda dhe mite prej nga rrjedh ky emërtim.

 

“Sangre Azul”

Termi “gjak i kaltër”, gjegjësisht “sangre azul” pasi që pjesëtarët e familjeve aristokrate shpesh kanë pasur lëkurë të zbehtë, kështu që iu dalloheshin damarët – të cilët kanë ngjyrë të kaltër. Sipas një mendimi, fisnikët kishin lëkurë më të zbehtë pasi që thjesht ata jetonin në ambiente të mbyllura dhe rrallëherë dilnin nga dhomat e tyre.

 

Përkundër tyre, pjesëtarët e klasës punëtore nuk kishin lëkurë të tillë të zbehtë. Përkundrazi lëkura e tyre ishte shumë më e errët, qoftë për shkak të mungesës së higjienës, qoftë për shkak të qëndrimit në diell për shkak të punës së tyre të rëndë.

 

Ky term mbase mund ta ketë origjinën edhe nga periudha kur në Gadishullin Iberik (Spanjë) filluan të vendoseshin për të jetuar populli maurë, të cilët kishin ngjyrë më të errët të lëkurës dhe me të cilët, me kalimin e kohës popullsia vendase me lëkurë më të bardhë filloi që të përzihej. Duke qenë se, për dallim nga “populli i zakonshëm”, familjet fisnike arritën që ta ruanin ngjyrën e tyre më të zbehtë, ata shpesh me krenari e theksonin këtë dallim si një përparësi që i dallonte dhe i bënte ata më të veçantë.

 

Kështu ata filluan ta quanin veten si “gjak i kaltër”, dhe rrjedhimisht lindi edhe kjo shprehje që më vonë filloi t’iu atribuohej anëtarëve të të gjitha familjeve aristokrate dhe fisnike në mbarë botën.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE