PUNËTORIA PËR TË MENDUARIT KRITIK DHE SHKRIM-LEXIMIN NË MEDIA PËR TË RINJTË NGA LIPJANI

 

OJQ PEN (Peer Educators Network) ka njoftuar se e ka hapur konkursin për aplikim për pjesëmarrje në punëtorinë RADAR. Kjo punëtori iu dedikohet pjesëmarrësve nga Lipjani, dhe e ka për qëllim rritjen e aftësive të të menduarit kritik të të rinjve me fokus të veçantë në shkrim-leximin në media. Punëtoria do të mbahet nga 5 deri më 7 mars 2021. Me këtë rast të rinjtë e Lipjanit do të kenë të drejtë që të kryejnë edhe punë praktike të paguar tre mujore.

 

Sipas organizatorëve, të rinjtë do të kenë mundësinë që t’i përmirësojnë shkathtësitë e tyre të lexuarit dhe shkruarit kritik, si dhe të zhvillojnë qasjen kritike ndaj informacioneve të cilat i marrin çdo ditë përmes rrjetee sociale dhe platformat e tjera mediale.

 

“Gjatë kësaj punëtorie, do të jeni nën udhëheqjen e mentorëve profesional të kësaj industrie, dhe pas përfundimit me sukses do të pranoni edhe certifikatën nga kjo punëtori, si dhe mundësinë për të kryer punë praktike të paguar për tre muaj,” theksojnë PEN.

 

Kushtet për pjesëmarrje janë këto – ju duhet të jeni nga Lipjani dhe të jeni 16 deri në 24 vjeçar.

 

Për të aplikuar duhet ta plotësoni formularin për regjistrim më së largu deri më 21 shkurt 2021. Aplikimet e dorëzuara pas këtij afati nuk do të merren në konsideratë.

 

Ky projekt ka për qëllim krijimin e kulturës gjithëpërfshirëse tek të rinjtë, prandaj nxiten kandidatët e rinj, vajzat dhe djemtë e përkatësive të ndryshme etnike, fetare dhe sociale që të paraqiten për pjesëmarrje.

 

Kjo punëtori do të zhvillohet në kuadër të projektit Fuqizimi i Zërave Lokal për Zhvillim të Barabartë (ALVED), financuar nga Fondi i Konflikteve, Stabilitetit dhe Sigurisë i Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar (CSSF).

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE