PUNËTORIA VERORE “YOUTH REMEMBERS INITIATIVE”

Youth Initiative for Human Rights, në faqen e tyre zyrtare në Facebook, kanë bërë thirrje për aplikim për punëtorinë verore “Youth Remembers Initiative”.

 

Nëse jeni 16-30 vjeç dhe jetoni në Kosovë, aplikoni në punëtorinë “Youth Remembers Initiative”.

 

Kjo punëtori organizohet për të rinjt e Kosovës që vijnë nga komuniteti shqiptar, serb dhe komunitete të tjera.

 

Punëtoria do të përqëndrohet në “storytelling” dhe rëndësinë e “storytelling” në procesin e trajtimit të së kaluarës në Kosovë. Pjesëmarrësit do të inkurajohen të mbledhin dhe të ndajnë tregime personale nga jeta e tyre në Kosovë. Tregimet do të jenë rreth përvojave të refugjatëve, të cilat do të regjistrohen dhe do të plasohen në website-n online, Muzeu Virtual i Refugjatëve, i cili është lansuar në vitin 2018.

 

Për të aplikuar klikoni në këtë link:
https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSfJYfXMYpbYeqrNHnETsVjldYVS22ug-cQScIlsEb-PgHwItQ/viewform

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE