QYTETI DHE GJIRI I ARCACHON NË FRANCË

Vendpushime të klasës së lartë, bulevarde të mbushura me vila të periudhës viktoriane, dhe disa prej fermave më të mira të gocave të detit në Francë, janë vetëm disa prej atraksioneve të Arcachon.

 

Ky qytet e gëzon një lokacion idili, në prapavijën e të cilit ngrihet Mali Landes kurse përpara tij shtrihet Oqeani Atlantik. Kjo ka çuar në krijimin e ekosistemit të pasur të Gjirit të Arcachon dhe ligatinave të tij. Kurse, falë rrymës së Golfit, në këtë pjesë të bregdetit jugperëndimor të Francës mbizotëron një klimë e butë.

 

Në të kaluarën, vjelja e gocave të detit ishte industria kryesore në këtë qytet, mirëpo, rritja më e madhe e popullsisë së tij erdhi gjatë shekullit të 19-të, pasi mjekët filluan që ta rekomandonin si vend për rikuperim shërues për pacientët e tyre.

 

Me rritjen ekonomike, i ashtuquajturi ‘Arcachonnaise’ filloi t’i shtronte rrugët e tij, ndërsa arkitektura e tij e stilit viktorian shihet edhe sot e kësaj dite në tërë qytetin. Shumë prej këtyre shtëpive sot lëshohen me qira si vila për pushime.