REMEMBER THE FUTURE – KARNAVALI I VENEDIKUT 2022

Në qytetin mahnitës të Venedikut (Venecias) në Itali është duke u zhvilluar një ndër manifestimet më të famshme në botë, gjegjësisht Karnavali i Venedikut i cili organizohet çdo vit që nga shekulli i dymbëdhjetë. Edicioni i sivjetmë i këtij karnavali ka filluar më 19 shkurt dhe do të përfundojë më 1 mars 2022.

 

Ky karnaval ka filluar të organizohet që nga viti 1162 për nder të fitores së Republikës së Venedikut kundër armikut të saj Patriarkut të Akuleas (Aquileia). Populli i Venedikut, u mblodh asokohe në Sheshin ë Shën Markut për të kërcyer dhe festuar fitoren e tyre. që atëherë, kjo fitore ka vazhduar të festohet nëpër rrugët e Venedikut. Mirëpo, ajo që e veçon këtë karnaval nga të gjithë të tjerët janë maskat të cilat barten gjatë zhvillimit të tij.

 

Maskat janë tipari kryesor i Karnavalit të Venedikut

Venedikasit janë shumë të lidhur me maskat, të cilat e kanë një rol të rëndësishëm në kulturën dhe historinë e Venedikut. Nën to, të gjithë ishin të panjohur, dhe ky anonimitet ua mundësonte ikjen nga përditshmëria. Besohet se maskat janë punuar nga vet mjeshtrit e Venedikut, të cilët ishin artistë me nam në shoqërinë e lartë.

 

Ekzistojnë lloje të ndryshme të maskave të cilat barten gjatë karnavalit. Ato punohen nga materiale të ndryshme, letra ose lëkura. Ato mund të jenë të zbukuruara me allçi dhe me detaje të praruara në ar, me gurë të çmuar dhe gjysmë të çmuar, si dhe të pikturuara me dorë.

 

Karnavali festohet në tërë Venedikun, si në ambientet e mbyllura ashtu edhe në ato të hapurat. Gjithsesi, manifestimet kryesore mbahen në sheshe, në një numër të madh të kanaleve të Venedikut, dhe në ura, kurse vizitorët i argëtojnë muzikantë, prestigjiatorë dhe akrobatë të ndryshëm. Në ambientet e brendshme manifestime si ekspozita dhe koncerte organizohen në pallatet e vjetra aristokrate, kishat dhe muzetë e qytetit.

 

Në disa prej pallateve organizohen edhe ballo madhështore, por sikurse edhe në shekullin e dymbëdhjetë vendi ku zhvillohen aktivitetet kryesore të këtij karnavali vazhdon të mbetet Sheshi i Shën Markut.

 

Përndryshe, çdo vit Karnavali i Venedikut e ka një të ndryshme dhe tema e karnavalit për vitin 2022 është Remember the Future (Kujtojeni të Ardhmen). Kjo nënkupton, se që nga fillimi Karnavali i Venedikut e ka të përgatitur programin e saktë me manifestimet e secilës ditë, dhe ky program mund të pësojë vetëm disa ndryshime ose, më mirë të themi, përshtatje të vogla.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE