RËNDËSIA E MËSIMIT JO FORMAL

Sipas një studimi të rriturve nuk iu pëlqen që të mësojnë. Për më tepër, mund të themi se një qëndrim të ngjashëm e kanë edhe personat më të rinj. Studimi në fjalë më tej shpjegon se të rriturve në fakt nuk u pëlqen që të mësojnë ashtu siç kanë mësuar gjatë shkollimit të tyre. mirëpo, kjo nuk do të thotë se ata në tërësi e refuzojnë të mësuarit. Përkundrazi, ata janë të hapur ndaj të mësuarit por, ashtu siç e kemi bërë kur kemi qenë fëmijë, duke hulumtuar dhe duke luajtur. Në kushte të tilla nuk ka pengesa, nuk ka kufizime të cilat do të na largojnë nga të hulumtuarit e gjërave të reja dhe të panjohura.

 

Çka është mësimi jo formal dhe pse nuk mësojmë të gjithë në këtë mënyrë?

 

Mësimi jo formal është mësim gjatë tërë jetës dhe për tërë jetën. Është mësim që në fakt është proces i pandërprerë i punës me veten për t’u bërë më të suksesshëm, më efikas, më produktiv, dhe që me kalimin e kohës me sa më pak burime të arrijmë rezultate më të mira.

 

Kur të punësoheni nga ju pritet që vazhdimisht të mësoni dhe të përparoni. Në këtë mënyrë, ju mësoni, deshët apo nuk deshët, teksa i hidhni hapat në jetën tuaj, çdo ditë gjithnjë e më shumë, si në rrafshin personal edhe në atë profesional. Kjo është ajo që nënkuptohet me termin e të mësuarit gjatë tërë jetës (lifelong learning). Njeriu modern, duhet t’ia përkushtoj jetën e tij të mësuarit dhe përmirësimit të vazhdueshëm. Të mësojmë çdo ditë, në çdo moment dhe në çdo vend.

 

Nëse ju intereson se pse është kështu? Përgjigjja është shumë e thjeshtë. Shpejtësia ritmit të jetës sot është shumë më e madhe se sa në të kaluarën dhe ajo vazhdon të rritet në mënyrë konstante. Sasia e informacioneve shtohet çdo ditë dhe ky është një proces i pandalshëm. E kemi ne në dorë nëse do ta përcjellim atë apo do të mbetemi mbrapa. Obligimi i njeriut modern është që të arsimohet vazhdimisht dhe të mësojë gjatë tërë jetës. Sepse, kushdo që nuk e zgjedh këtë rrugë në jetë, stagnon dhe mbetet mbrapa. A mund t’ia lejoni vetes një luks të tillë që të mbeteni mbrapa atyre që përmirësohen vazhdimisht?

 

Përmirësimi i vazhdueshëm përmes të mësuarit jo formal do ta bëjë dallimin në mes të jashtëzakonshmëve dhe mesatarëve. Sepse, njeriu sa të rron meson.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE