RRYMA E GOLFIT

 

Rryma e Golfit është rryma më e famshme oqeanike. Ajo është si një lum, vetëm se në vend që të rrjedhë nëpër tokë ajo rrjedh nëpër oqean. Është aq e madhe sa që ua kalon të gjithë lumenjve në tokë së bashku!

 

Rryma e golfit rrjedh nga jugu në veri përgjatë bregut lindor të SHBA-ve, përtej oqeanit dhe më pas drejt Evropës Jug-perëndimore. Rryma e Golfit e ka ngjyrën vjollcë dhe shihet dhe dallohet lehtë nga ujërat e gjelbra dhe të hirta nëpër të cilat kalon.

 

Uji i Rrymës së Golfit buron nga lëvizjet e ujërave të sipërfaqes së Oqeanit Atlantik në afërsi të ekuatorit. Kjo lëvizje ose rrymë, është e orientuar drejt perëndimit. Kështu Rryma e Golfit rrjedh drejt veriut të Amerikës Jugore dhe hyn në Detin e Karaibeve. Ne e quajmë Rryma e Golfit vetëm pasi që ajo të nis rrugëtimin e saj që aty drejt veriut përgjatë bregut lindor të Shteteve të Bashkuara.

 

Duke qenë se Rryma e Golfit buron nga pjesa e ngrohtë e botës, ujërat e saj janë të ngrohta. Prania e kësaj rryme masive të ujit të ngrohtë krijon ndryshime të mëdha në klimën e shumë vendeve! Disa prej shembujve të këtyre ndryshimeve janë erërat e ngrohta që fryjnë mbi këtë rrymë vazhdojnë rrugëtimin e tyre dhe sjellin ajrin e ngrohtë në disa vende të Evropës Perëndimore si Norvegjia, Suedia, Danimarka, Holanda dhe Belgjika. Si rrjedhojë, këto vende të botës kanë dimra më të ngrohtë përkundër se ato gjenden tërësisht në veri. Me fjalë të tjera, falë kësaj rryme brigjet e Norvegjisë kurrë nuk ngrihen.

 

Falë Rrymës së Golfit, Londra dhe Parisi kanë dimra shumë të botë, ndonëse shtrihen në pozitën e njëjtë në veri me Labradorin, i cili për dallim prej tyre përjeton dimra tejet të ftohtë. Erërat që fryjnë sipër Rrymës së Golfit janë të ngrohta dhe të lagështa. Kur këto erëra ftohen, gjë që zakonisht ndodh në afërsi të Newfoundland, krijohet mjegull. Po ashtu, duhet mbajtur mend që Rryma e Golfit nuk ndikon shumë në klimën e Amerikës Veriore sikurse në Evropë, për shkak se atje erërat e dimrit nuk fryjnë drejt bregut sikurse në Evropë.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE