SA METEORË E GODASIN TOKËN ÇDO VIT?

 

Teksa planeti ynë e përshkon rrugëtimin e tij rreth Diellit, ai ndeshet me shumë gjëra. Shkenca na tregon që, çdo ditë, atmosfera e Tokës goditet nga përafërsisht 100 tonelata të pluhurit dhe grimcave të rërës. Dhe çdo vit, së paku 30 meteorë të vegjël depërtojnë nëpër atmosferën tonë, por ato shkatërrohen përpara se të prekin në tokë.

 

Me kalimin e kohës rriten gjasat për goditje më të mëdha

NASA thotë që është pothuajse e garantuar që së paku një prej tyre do të jetë i madh sa një veturë. Me kalimin e kohës, gjasat rriten që gurë qiellor edhe më të mëdhenj do të godasin në tokë dhe do të shkaktojnë dëme të konsiderueshme.

 

Toka është përlot me dëshmi të goditjeve të meteorëve

Ekzistojnë mjaft raste në mbarë globin të cilat i vërtetojnë goditjet e meteorëve, siç është rasti i kraterit Acraman, në Australi, i cili është krijuar nga një goditje e tillë. Besohet që ky krater u krijua rreth 590 milionë vjet më parë nga goditja e një asteroidi, i cili mund të ketë qenë deri në 95 kilometra i gjerë. Sa për krahasim, asteroidi që besohet se i ka zhdukur dinozaurët 66 milionë vjet më parë ishte vetëm 10 kilometra i gjerë.

 

Një goditje shkatërruese në disa milionë vjet

NASA thotë që një asteroid në madhësinë e një fushe të futbollit do të shkaktonte dëme të konsiderueshme. Ndërsa, një asteroid që mund të kërcënojë tërë civilizimin godet një herë në disa milionë vjet. Shpresojmë që kurdo që kjo të ndodhë në të ardhmen ne do të jemi të gatshëm që të përballemi me sukses me të.

 

30 qershori – Dita e Asteroideve

Më 30 qershor 1908 në Tunguska të Siberisë një meteor arriti të godasë dhe i shkatërroi rreth 2150 kilometra katror në këtë rajon të Rusisë. Ky është rasti i dëmeve më të mëdha të shkaktuara nga trupat qiellor në Tokë, kohëve të fundit. Kjo është arsyeja pse ky përvjetor është përzgjedhur nga Kombet e Bashkuara si Dita e Asteroideve.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE