SHFMU “VESEL MUJA”, KU BASHKËPUNIMI NDËRTON EKSELENCË

Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët (SHFMU) “Vesel Muja” në fshatin Bresalc, Komuna e Gjilanit, dëshmon se suksesi nuk matet me madhësinë. Me 175 nxënës dhe hapësirë të kufizuar, shkolla vazhdon të renditet ndër më të mirat në komunë. Arritjet e saj mbështeten në udhëheqje të fortë, bashkëpunim të ngushtë me prindërit dhe përkushtimin e mësimdhënësve.

 

Një shkollë e lindur nga nevoja e komunitetit

Drejtori Ajvaz Beqiri, i cili është profesor i sociologjisë, e drejton shkollën që nga pavarësimi i saj në vitin 2010. Më parë ai kishte punuar si mësimdhënës i Edukatës Qytetare në SHFMU “Ibrahim Uruqi” në Bresalc, kur “Vesel Muja” funksiononte si paralele e saj e ndarë. Distancat e mëdha ndërmjet lagjeve dhe rreziku i lartë nga trafiku pranë SHFMU “Ibrahim Uruqi” në rrugën Prishtinë – Gjilan i shtynë prindërit dhe këshillin e fshatit të kërkonin një shkollë të veçantë dhe më të sigurt. Me mbështetjen e tyre, kërkesa u miratua dhe në vitin 2010 shkolla nisi punën si institucion i plotë fillor dhe i mesëm i ulët.

 

Mësim në hapësirë të kufizuar

Objekti aktual u ndërtua në vitet 2002–2003, ndërsa mësimi filloi aty në vitin 2004. Në atë kohë ishin të regjistruar rreth 270 nxënës. Sot numri është 175, duke përfshirë nxënës nga Mihiri, Gllava, Poneshi dhe lagje të tjera përreth. Numri mbetet relativisht i qëndrueshëm edhe falë zhvendosjes së familjeve nga zonat malore të Gjilanit drejt Bresalcit. Për shkak të mungesës së hapësirës mësimi zhvillohet në dy ndërrime. Klasat 6–9 vijojnë mësimin nga ora 8:00 deri në 12:50, ndërsa klasat 1–5 nga ora 13:00 deri në 17:20. Njëkohësisht funksionon edhe paraleja e ndarë në fshatin Ponesh, ku 33 nxënës e ndjekin nivelin klasor dhe parashkollor.

 

Dobësia kryesore e shkollës mbetet mungesa e hapësirës, sidomos e kabineteve për lëndët praktike, ku nevoja për kabinet teknologjie është më urgjentja. Megjithatë, disa investime kanë përmirësuar ndjeshëm kushtet. Ngrohja qendrore ka rritur komoditetin gjatë dimrit. Komuna e Gjilanit ka financuar një terren të hapur sportiv në vlerë prej 50 mijë eurosh, duke mundësuar zhvillim më cilësor të edukatës fizike. Instalimi i kamerave ka përmirësuar disiplinën dhe performancën e përgjithshme të shkollës.

 

Rezultate që i tejkalojnë pritshmëritë

SHFMU “Vesel Muja” renditet vazhdimisht ndër dhjetë shkollat më të mira në komunë, një arritje domethënëse për një shkollë të vogël rurale. Në vitin 2025, pesë nxënës u renditën ndër dhjetë më të mirët në garat e matematikës të organizuara nga Shoqata e Matematikanëve të Gjilanit, ndërsa tre prej tyre fituan vendin e tretë. Në garat kombëtare të robotikës, shkolla arriti vendin e tetë vitin e kaluar. Kur këto rezultate shihen në raport me madhësinë dhe kushtet e shkollës, ato dëshmojnë përkushtim dhe punë të jashtëzakonshme.

 

Gjatë pandemisë, shkolla u përfshi edhe në një kurs të gjuhës shqipe dhe serbe, të mbështetur nga OSBE, në bashkëpunim me shkollën serbe në Ponesh. Në një zonë me komunitete të përziera, njohja e gjuhës së njëri-tjetrit është thelbësore për komunikim dhe mirëkuptim të përditshëm.

Z. Ajvaz Beqiri – Drejtor

Mësimdhënës që udhëheqin me shembull

Shkolla ka 25 mësimdhënës, të mbështetur nga stafi administrativ dhe psikologu. Rreth 90 për qind e tyre janë profesionistë të rinj, shumë prej të cilëve me studime master, dhe marrin pjesë rregullisht në trajnime profesionale. Kjo lidhet ngushtë me besimin e drejtorit Beqiri në udhëheqje demokratike, ku theksi vihet te bashkëpunimi dhe jo te autoriteti i rreptë. Sipas tij, pika më e fortë e shkollës është bashkëpunimi i shëndoshë ndërmjet mësimdhënësve, prindërve dhe nxënësve. Ky bashkëpunim është rezultat i komunikimit të hapur dhe praktikave demokratike. Anketat e brendshme tregojnë kënaqësi të lartë të prindërve dhe përfshirje aktive në jetën shkollore. Ky trekëndësh pedagogjik krijon një mjedis të sigurt dhe mbështetës, ku nxënësit inkurajohen të shprehen dhe të synojnë rezultate më të mira.

 

Objektiva të qarta për të ardhmen

Prioritet mbetet zgjerimi i hapësirave mësimore. Në plan është krijimi i një klase të hapur për zhvillimin e orëve gjatë muajve të ngrohtë dhe funksionalizimi i kabinetit të teknologjisë. Këto synojnë të ofrojnë kushte më moderne dhe më funksionale për punë praktike.

 

KUTI TEKSTI

Nw fund drejtori Beqiri përcolli një mesazh të qartë për nxënësit në mbarë Kosovën: “Dojeni veten, investoni në arsim, besoni në aftësitë tuaja dhe largohuni nga ndikimet negative.”

Our team delivers reliable solutions tailored to your specific needs. We prioritize quality and customer satisfaction in every project.

Address :

Info :

Best KINDERGARTEN Theme

All Demos Included

With Kindergarten WordPress Theme you will have everything you need to create a memorable and enchanting online presence. Start create your dream education site today.