SHKENCËTARËT PËR HERE TË PARË ARRIJNË QË TA PRODHOJNË ELEMENTIN E 99-TË TË SISTEMIT PERIODIK

 

Shkencëtarët e Universitetit të Kalifornisë kanë arritur për herë të parë që ta prodhojnë dhe konservojnë elementin misterioz të ajnshtajniumit.

 

Në Tokë, ajnshtajniumi nuk ekziston në gjendje natyrore, ai është një i ashtuquajtur “element sintetik” i cili është zbuluar gjatë testimit të bombës së hidrogjenit të vitit 1952.

 

Që atëherë janë kryer shumë pak eksperimente me ajnshtajniumin, sepse ai është tejet radioaktiv dhe është tejet e vështirë për ta prodhuar.

 

Gjatë 70 vjetëve studimi i izotopeve të ajnshtajniumit ka qenë shumë frustrues. Ato ose janë tepër të vështira për t’i prodhuar, ose qëndrojnë tepër shkurt, pasi që ajo sasi e pakët e vlefshme e krijuar fillon që të shpërbëhet shumë shpejt.

 

Përpjekjet e hershme të viteve të gjashtëdhjeta të shekullit të kaluar arritën që të prodhonin sasi të mjaftueshme të këtij elementi sa që të mund të shihe me sy, gjegjësisht plot 10 nanogram. Përpjekjet e mëvonshme kanë pasur rezultate paksa më të mira. Kësaj here, shkencëtarët i kanë zbuluar rreth 200 nanogram të izotopeve të ajnshtajniumit E-254.

 

Ky tipar bazik e përcakton mënyrën se si do të lidhet ajnshtajniumi me atome dhe molekula të tjera dhe është thelbësor për të kuptuar llojet e reaksioneve kimike që ai mund të ketë.

 

Shkencëtarët besojnë që kjo mund të ndihmojë jo vetëm në gjetjen e drejtpërdrejt të përdorimeve të ajnshtajniumit, por edhe për aktinidet e tjera – një grup prej 15 elementeve radioaktive me numrat atomik në mes të 89 dhe 103. Zbulimet e reja, po ashtu mund t’i ndihmojnë kimistët që të identifikojnë trendët në kuadër të elementeve të cilat e përbëjnë elementin kimik.

 

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE