Nëse jeni duke kërkuar të blini një nga shkopinjtë më të mirë për selfie, ia vlen të mendoni paraprakisht. Në vend që të jepni të holla për një shkop plastik të dobët në një vend turistik ku ta “zënë pritën”, mund të përfitoni drejtpërdrejt duke bërë disa kërkime dhe të pajiseni me një shkop të mirë për selfie. Pavarësisht se a jeni duke udhëtuar vetëm ose në grup, një shkop i mirë për selfie është një mënyrë e mrekullueshme për të krijuar ca kujtime argëtuese nga koha juaj në udhëtim.
Stabil, i qëndrueshëm, i pajisur me një bateri litiumi të rikarikueshme prej 65 mAh që mund të shkrep deri në 50.000 fotografi selfie nga një karikim i plotë të baterisë… shkopi tripod për selfie nga kompania SYOSIN bën gjithçka që mund të kërkoni nga një produkt si ky. Ai gjithashtu mund të shndërrohet në një tripod (trekëmbësh) të shpejtë dhe të lirë për shkrepje stabile dhe falë montimit trekëmbësh mund të mbështesë aparatet për video dhe aparatet e vogla pa pasqyrë/DSLR. Gjithashtu e ka dhe funksionin Bluetooth, i cili është i saktë, gjersa shkopi vjen njëkohësisht me një telekomandë pa kabllo.
Shkopi 134 cm për selfie nga kompania Andoer është mjaft i gjatë kur zgjatet plotësisht, por tërhiqet në një gjatësi të përshtatshme prej 18.5 cm. E gjithë kjo e bën atë një nga shkopinjtë më të rëndë për selfie që mund të posedoni, duke peshuar më shumë se gjysmë kilogrami, por përmban shumë funksione. Ai është i përputhshëm me telefonat e mençur, aparatet për video dhe aparatet më të vogla, gjersa gjithashtu vjen me një telekomandë të dobishme që vepron përmes Bluetooth. Ky shkop gjithashtu shndërrohet në një mini-trekëmbësh të dobishëm për tavolinë. Shkathtësia për tu përshtatur është me të vërtetë thelbi i tij.
Njihuni me shkopin trekëmbësh 3në 1 për selfie nga MPOW, i cili përpos që është një shkop i dobishëm për selfie, është gjithashtu një ndihmës i dobishëm për të bërë portrete, që njëherit e ka një dritë shtesë të integruar që ju ndihmon t’i mbani fotot tuaja të pastra dhe të bukura. Kontrolli për dritën është i integruar në dorezë (për të rregulluar ndriçimin duhet të shtypet shkurt, për të ndërruar modalitetet duhet të shtypet gjatë), gjersa shkopi gjithashtu vjen me një telekomandë me funksion Bluetooth, e cila është shumë e dobishme nëse vendosni ta shndërroni atë në një mini trekëmbësh. Si një mjet që mund të “bëjë gjithçka”, ky shkop e ofron edhe montimin me vidë për të mbajtur aparate më të lehta.
Duke u zvogëluar në vetëm 18 cm, shkopi MPOW iSnap X punon me çdo telefon me sistem iOS ose Android. Gjithashtu, vjen me telekomandën e vet që vepron përmes Bluetooth e që ka një bateri të integruar nga jon litiumi për karikim të shpejtë dhe funksionim afatgjatë. Një rrip i dobishëm dore në fund të dorezës e bën shkopin më të sigurt kur jeni në lëvizje, gjersa koka e tij që mund të lëvizë deri në 270 gradë do të thotë që me plot siguri do të gjeni gjithmonë këndin më të mirë për shkrepjet tuaja. Sa i përket çmimit, MPOW ofron mjaft si shkop për selfie dhe është një zgjedhje solide për udhëtarët me buxhet të kufizuar.
Duke pasur parasysh që ia kanë arritur të fusin një bateri nga jon litiumi prej 65 mAh, atëherë nuk duhet të jetë befasi që shkopi trekëmbësh për selfie nga Blitzwolf mund të furnizojë me rrymë funksionalitetin e tij Bluetooth për një kohë të gjatë. Prodhuesit pretendojnë se teorikisht
ju mund të bëni 50.000 selfie para se të keni nevojë ta rimbushni atë, gjë që duhet të jetë e mjaftueshme për të kënaqur edhe kërkuesit më të mëdhenj. Ky shkop gjithashtu ofron rrotullim të plotë 360° të telefonit, duke ju siguruar kështu që të mund të zini çdoherë këndin e përsosur. Me një konstruksion alumini dhe aftësinë për t’u shndërruar në një mini-trekëmbësh me këmbë që nuk rrëshqasin, shkopi për selfie nga Blitzwolf bën gjithçka që ju mund të dëshironi nga një shkop për selfie – e vetmja gjë që i mungon është pjesa për montim të aparatit.