SHKURTESAT DHE SHENJAT E POSAÇME NË TASTIERË

Një person që i kalon tetë orë duke shtypur në tastierë, i humb rreth 64 orë në vit për shkak të kryerjes së veprimeve duke e përdorur miun (mausin) në vend të tastierës. Shkurtesat në tastierë nuk janë risi, madje shumë prej tyre arrihen me prekjen e një tasti të vetëm, kurse disa të tjera arrihen përmes shtypjes së kombinimeve të tasteve të ndryshme. Sidoqoftë, shumica e përdoruesve shpesh harrojnë që t’i përdorin këto shkurtesa, dhe disa të tjerë nuk i kanë mësuar kurrë andaj edhe nuk i dinë. Në anën tjetër studimet tregojnë që dy prej shkurtesave më të përdorura në botë janë CTRL+C për të kopjuar dhe CTRL+V për të ngjitur pjesë të tekstit, dokumente, skeda, etj.

Në vijim po ua rikujtojmë (prezantojmë) disa prej këtyre shkurtesave, të cilat me sa duket mund t’iu kursejnë mjaft shumë kohë.

 

ALT+F4 – Mbyllja e një dritareje ose programi.

ALT+Z – Kthimi i tekstit të fshirë.

CTRL+SHIFT+N – Kjo shkurtesë i ka disa përdorime. Me shtypjen e këtij kombinimi në sipërfaqen e punës ose brenda një skede ju do të krijoni një skedë të re. kurse nëse jeni duke punuar në Google Chrome, ky kombinim e hap një dritare të re të këtij shfletuesi.

CTRL+T – Me këtë shkurtesë do të hapni një Tab të ri në cilindo shfletues që të jeni duke punuar.

ALT+TAB – Kjo shkurtesë i shfaq të gjitha dritaret e hapura dhe nëse e mbani të shtypur ALT sa herë të rishtypni TAB do të kaloni nga dritarja në dritare dhe sapo ta lëshoni ALT do të kaloni në dritaren e aktivizuar.

CTRL+ESC – e hap menynë e Start-it.

WINDOWS+L– kjo është shkurtesa ideale për ata që lëvizin nga vendi i tyre i punës shpesh për ta mbyllur kompjuterin në mënyrë që të tjerët të mos kenë qasje në të.

WINDOWS+M – Me këtë shkurtesë i ulni poshtë pa i mbyllur të gjitha dritaret (programet) e hapura.

WINDOWS+TAB – Është një shkurtesë që do t’i zvogëlojë dhe shfaq në ekranin tuaj të gjitha dritaret (programet) e hapura.

SHIFT+DELETE – Shkurtesë e dobishme me të cilën duhet të jeni të kujdesshëm pasi që me anë të saj fshihen dokumentet, skedat, etj. Mirëpo materialet e fshira nuk ruhen në shportën e mbeturinave në kompjuterin tuaj. Prandaj, kthimi i dokumenteve të fshira në këtë mënyrë është tejet i vështirë.

CTRL+ALT+DEL – e hap menaxherin e detyrave (Task Manager).

 

Këto janë vetëm disa prej shkurtesave që gjatë punës suaj ua mundësojnë të mos i largoni duart nga tastiera. Sigurisht këto nuk janë të gjitha, ju takon ju që t’i gjeni të tjerat.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE