SHMANGNI 3 C-të

Teksa në mbarë botën janë duke vazhduar përpjekjet për parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka publikuar një mesazh të ri vetëdijesues. Titulli i këtij mesazhi është “Shmangni 3 C-të”. Me këtë nënkuptohet që të shmangim vendet me shumë njerëz (Crowded places), rrethanat me kontakt të afërt dhe posaçërisht vendet ku njerëzit zhvillojnë biseda afër njëri-tjetrit (Close-contact settings) dhe vendet e izoluara dhe të mbyllura me ventilim të dobët (Confined and enclosed spaces).

 

Më tej në këtë ilustrim OBSH e thekson se kur që të tre këta faktor janë të pranishëm rreziku për infektim është edhe më i lartë. Sipas OBSH-së të gjithë ne duhet të tregohemi të kujdesshëm për vendet që i frekuentojmë edhe pas lehtësimit të masave kufizuese. Në rast të tillë, sipas OBSH-së, motoja kryesore duhet të jetë #QëndronitëSigurt duke i shmangur 3 C-të.

 

Në fund të ilustrimit në fjalë OBSH porosit sërish se ajo që të gjithë duhet të bëjmë është: të shmangim vendet ku ka shumë njerëz dhe të kalojmë sa më pak kohë në vende të mbyllura, të mbajmë së paku 1 metër distancë nga të tjerët, sa herë që është e mundur t’i hapim dyert dhe dritaret për ajrosje, t’i mbajmë duart e pastra dhe të mbulojmë fytyrën kur kollitemi dhe teshtijmë si dhe të mbajmë maska kur kjo kërkohet apo kur mbajtja e distancës fizike është e pamundur.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE