SHOQATA AUTIZMI VAZHDON ME OFRIMIN E SHËRBIMEVE FALAS

Ditë më parë, me një postim në llogarinë e tyre në Facebook (@Shoqata “Autizmi” – Prishtinë), Shoqata Autizmi bëri të ditur se janë duke vazhduar me ofrimin e shërbimeve falas për të gjithë fëmijët me autizëm në Kosovë. Ofrimi i këtyre shërbimeve falas është duke u bërë me përkrahje nga Kosova Disability Forum, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë si dhe falë mbështetjes teknike dhe financiare nga Unicef Kosovo Programme.

 

Në vazhdim të këtij postimi Shoqata AUTIZMI bën të ditur se 10 ekspertë të angazhuar të shoqatës, janë duke mbajtur seanca këshillimi, rehabilitimi, edukimi dhe vetëdijesimi për fëmijët dhe prindërit e tyre, në këtë kohë kur lëvizja jashtë shtëpive vazhdon të mbetet e pasigurt.

 

“Shoqata është e hapur të mirëpres edhe raste të reja me autizëm për të ofruar këto shërbime online, pa pagesë. Ftojmë prindërit dhe kujdestarët e fëmijëve me autizëm që të shfrytëzojnë këtë rast dhe të lajmërohen për të përfituar nga këto shërbime falas. Të gjithë të interesuarit mund të lajmërohen në numrin e telefonit: 045 442343 apo edhe të na kontaktojnë përmes rrjeteve sociale,” thuhet në fund të këtij postimi.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE