SHTEGU I VOGËL I MBRETIT – SPANJË

 

Përpara se të shkelni me këmbë në shtegun që i ngjet shkëmbinjtë sipër Grykës së Gaitanes në Spanjë duhet të vendosni helmetën mbrojtëse në kokë. Ecja nëpër këtë shteg nuk është për ata me zemër të dobët, përkundër peizazhit të mahnitshëm që shihet nga aty.

 

Pa dyshim, pamja më mahnitëse është kur shikohet poshtë, pasi që shtegu gjendet në mbi 100 metra lartësi. Mirëpo, është pikërisht kjo pamje që është edhe më frikësuesja, posaçërisht në pjesët ku dyshemeja është punuar nga qelqi.

 

Ky shteg është ndërtuar në vitin 1905, për t’iu ofruar punëtorëve qasje në mes të hidrocentraleve të Chorro dhe Gaitanejo. Në vitin 1921, këtë shteg e vizitoi Mbreti Alfonsi i XIII, dhe për nder të këtij të fundit shtegut iu vu edhe emri i tij jo zyrtar Shtegu i Vogël i Mbretit (El Caminito del Rey).

 

Pas dekadave të përdorimit dhe mungesës së mirëmbajtjes së mirëfilltë, shtegu me plotë të drejt u bë i njohur si shtegu më i rrezikshëm në botë. Në vitin 2001, ai u mbyll tërësisht për shkak të vrimave në dysheme, rënies së çimentos si dhe shkatërrimit të seksioneve të tëra. Në fakt, për shumë vite shtegu i vjetër nuk kishte as parmak mbrojtës.

Fatmirësisht, ky shteg tani është hapur për të gjithë vizitorët që nuk i frikëson lartësia. Pas riparimeve të shumta, El Caminito, një nga shtigjet më të bukura dhe më ngazëlluese të Spanjës e meriton sërish emrin e mbretit dhe është i hapur për të gjithë.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE