SI JANË NDËRTUAR DISA PREJ NDËRTESAVE MË TË FAMSHME ANTIKE?

Ndërtesat antike si Angkor Wat dhe Stonehenge, na shtyjnë që të mendojmë për mënyrën se si janë ndërtuar ato. Si janë ngritur peshat e tilla në kohët antike, kur nuk ekzistonin makineritë hidraulike? A është ndërtuar me të vërtetë vetëm me përdorimin e fuqisë fizike të njerëzve, kafshëve dhe litarëve? Le të shohim historinë e disa prej ndërtesave më të famshme antike.

 

Statujat në Ishujt e Pashkëve

Statujat e njohura si Moai, janë transportuar nga gurorja deri në bregdet deri në 10 kilometra. Disa janë mbi 800 tonelata të rënda prandaj, ekzistojnë teori të ndryshme për mënyrat se si janë vendosur – tërhequr, apo rrokullisur me ndihmën e trungjeve. Inxhinierët mendojnë se statujat kanë “ecur”. Gjatë ecjes, ne e kalojmë baraspeshën përpara. Në bazë të kësaj teorie, statuja mund të lëvizet 100 metra për 40 minuta. Është e mundur që statujat të jenë lëvizur në këtë mënyrë, besojnë ekspertët, me kusht që transporti të jetë mbikëqyrur nga një grup i koordinuar i njerëzve.

 

Qyteti i ndaluar

Ndërtesa e famshme e Qytetit të Ndaluar në Pekin, e cila dikur ishte një pallat mbretëror i shkëlqyer, sot është vetëm një muze. Ekspertët vetëm rishtas e kanë zbuluar mënyrën se si është transportuar materiali për ndërtimin e një kompleksi të tillë në shekullin e 15-të. Në fakt, kinezët e kanë përdorur akullin për këtë qëllim. Fillimisht ata i kanë mbushur rrugët me ujë dhe më pas kanë pritur që uji të ngrihet në mënyrë që të zvogëlohej rezistenca e fërkimit.

 

Angkor Wat

Tempulli i Angkor Wat gjendet në territorin e Kamboxhias së sotme. Ai është një prej tempujve më të mëdhenj si dhe një prek komplekseve më unike në botë. Kjo ndërtesë e pazakonshme është përfunduar në fillim të shekullit të 12-të dhe ajo shtrihet në dy kilometra katror. Për ndërtimin e saj janë përdorur blloqe të gurit të cilat janë nxjerrë nga një minierë që gjendet mbi 50 kilometra larg kurse, guri më i rëndë peshon rreth 300 kilogramë. Hulumtimet e fundit kanë treguar se blloqet janë transportuar me trapa gjatë periudhave të shirave, përderisa gjatë periudhave të thata punëtorët i kanë prerë dhe murosur gurët.

 

Stonehenge

Stonehenge është një prej monumenteve më misterioze, për sa i përket qëllimit të tij. Ai është ndërtuar diku rreth 2500 p.e.s. dhe besohet se e kanë ndërtuar druidët për qëllime rituale. Gurët janë transportuar nga 40 deri në 50 kilometra larg dhe sipas të gjitha gjasave me ndihmën e ndonjë lloji të sajave. Arkeologët besojnë se sajat kanë qenë të punuara nga trungje të druve, kurse gurët me përmasa të tilla, të cilët kanë peshuar deri në 40 tonelata, duhet të jenë tërhequr nga mbi 150 njerëz.

 

Piramidat e Egjiptit

Piramidat, të cilat janë ndërtuar para më shumë se 4500 vjet më parë, janë objekt i shumë teorive. Ajo që është e qartë është shfrytëzimi i Lumit Nil. Mirëpo, largësia e guroreve me disa qindra metra larg, përbën një dilemë të madhe. Si janë transportuar gurët gëlqeror dhe si janë vendosur në vend? Ekzistojnë vetëm disa supozime dhe një prej tyre është ndërtimi i hekurudhave nga druri nëpër të cilat janë tërhequr gurët.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE