SI TA KRIJONI NJË KANAL TË SUKSESSHËM NË YOUTUBE?

A e dini se nëse pyesni një fëmijë se çka dëshiron të bëhet kur të rritet, me siguri se do të dëgjoni përgjigjen ‘YouTuber’ tre herë më shpesh sesa astronaut? Kosmosi dikur konsiderohej si vendi i punës më i dëshirueshëm në mesin e fëmijëve, por tani ai është zëvendësuar nga platforma e preferuar e shumë njerëzve për ndarjen dhe shikimin e filmimeve. Nëse doni ta provoni veten në ujërat e YouTube, duhet të keni parasysh konkurrencën sepse më shumë se 500 orë video shtohen çdo minutë. Po ju zbulojmë disa hapa të thjeshtë për ta bërë të suksesshëm kanalin tuaj YOUTUBE.

 

Krijoni llogarinë e brendit
Mendo përpara. Ndërsa shtypni të dhënat për ta krijuar kanalin në YouTube, ndoshta nuk do të mendoni për synimin për të qenë në mesin e kanaleve që mbledhin më shumë se një milion ndjekës, Llogaria e Brendit do të thotë diçka për ju në të ardhmen, ndërsa biznesi ju rritet. Pse jo llogari personale? Para së gjithash, sepse në atë rast do të regjistroheni me emrin dhe mbiemrin tuaj dhe vetëm ju do të keni mundësi të hyni në të, ndërsa Llogaria e Brendit lejon që shumë njerëz të hyjnë në të njëjtën kohë. Një arsye shtesë është se postat elektronike nga shikuesit dhe klientët e mundshëm do të mbërrijnë në një kuti postare private, të cilën ju ndoshta nuk e përdorni për biznes.

 

Pyete veten kush është grupi juaj i synuar
Varësisht përmbajtjes që planifikoni ta paraqisni në kanalin tuaj, përcaktoni grupin e synuar dhe eksploroni zakonet e tij. Në rast se jeni adoleshent dhe keni video se si talleni me shoqërinë tuaj, me siguri se do të ndiqeni nga kolegët tuaj, ndaj duhet të keni parasysh se ata preferojnë video më të shkurtra.

 

Pyetni veten kush është konkurrenca
Mos hezitoni ta shikoni punën e konkurrentëve tuaj. Për shembull, shikimi i përmbajtjes që fokusohet në blerjen dhe gjetjen e gardërobës së mirë të dorës së dytë, kërceu deri në dhjetë herë, dhe dikush e kuptoi këtë. Provoni që edhe vet ta ndiqni modën.

 

Mësimi më i rëndësishëm i biznesit të YOUTUBER – tërhiqni vëmendjen e shikuesve me tituj të fuqishëm dhe thumbnail foto (e jo CLICKBAIT)
Kur kërkojnë video të përshtatur për nevojat e tyre, shikuesit zakonisht sipërfaqësisht i shikojnë titujt. Për ta lëshuar bash klipin tuaj, duhet t’i joshni me shikim të parë. Më kot i keni kryer truqet më të komplikuara në skateboard nëse shkruani “ngasja e Skate” në titull, dhe në thumbnail vendosni një prerje të videos e cila tregon skejterët tjerë të ulur në tribuna. Në vend të kësaj, sugjerojmë “Truqet MË TË KOMPLIKUARA të me skate ME TRI LËVIZJE TË LEHTA”, të cilën e ilustroni me një foto tuajën në një rrokullisje fascinuese, disa elemente vizuale të pop-artit dhe me mbishkrimin “NUK U RRËZOVA”, të cilën mund ta shtoni me një program të thjeshtë në internet të quajtur Canva.

 

Ndërtoni një identitet të lehtë për t’u njohur
Nëse keni krijuar tashmë një Llogari të Brendit, atëherë shikoni veten dhe përmbajtjen tuaj si brend. Vishu me veshje lehtësisht të njohur. Shkruani një përshkrim të kanalit në seksionin “Rreth meje” në mënyrë që shikuesit të dinë se çka të presin nga ju. Shtoni ikonën me rezolucion të lartë. Për banderolë përdorni ilustrimin për të mirëpritur vizitorët dhe për t’i informuar në cilat ditë dhe në cilën kohë ngarkoni video të reja.

 

Rregulloje çantën për ta mbushur – reklamoje veten
Reklamimi në YouTube është një mënyrë efektive për të arritur njerëz të ri. Shënjestroni ata që besoni se do të interesoheshin për përmbajtjen tuaj.

 

Regjistroni video në bashkëpunim me YouTuberë si ju për kanalin tuaj dhe kanalet e tyre
Aq më mirë nëse ato tashmë janë realizuar dhe festuar. YouTuberët zakonisht vizitojnë kanalet e të tjerëve nën maskën e shoqërimit, por në fakt, edhe mikpritësit edhe mysafirët pushtojnë “tregjet e reja” në këtë mënyrë.

 

Analizoni dhe përshtatuni
Ndërsa kanali juaj rritet në mënyrë cilësore dhe sasiore, ju do të mund ta matni suksesin tuaj bazuar në analiza. Do të konkludoni nëse keni pasur të drejtë kur fillimisht keni supozuar se kush do t’ju shikojë, si dhe kur shikuesit tuaj janë më aktivë, nga cilat pajisje ju ndjekin dhe çfarë lloji i videos kalon më mirë me ta, gjë që do të jetë e rëndësishme për sajimin e përmbajtjes në të ardhmen.

PDF Magazine

Tetor

(ALB_ENG)210

READ MORE

NEW MAGAZINE