SI TË BËNI NJË PREZANTIM PËRPARA KLASËS?

Është radha e juaj që të bëni një prezantim përpara klasës suaj. Mirëpo, ju nuk jeni shumë orator i mirë, keni frikë, duart ju dridhen, kurse zëri ju dridhet. Për ta bërë prezantimin si duhet ju duhet që ta mundni frikën dhe stresin. Në vijim mund t’i lexoni disa këshilla të thjeshta se si të mbani një prezantim të suksesshëm.

 

Mësojeni atë çka pritet nga ju. Sipas të gjitha gjasave mësimdhënësi i juaj pret nga ju që ta hulumtoni një temë të caktuar dhe që më pas atë ta prezantoni përpara klasës suaj. Nëse jeni duke e përgatitur një prezantim në grup, mësimdhënësi do ta vëzhgojë secilin prej anëtarëve të grupit individualisht, ashtu si edhe punën tuaj në ekip, gjegjësisht nëse të gjithë anëtarët e grupit kontribuojnë në mënyrë të barabartë.

 

Përgatitja

Përgatituni mirë. Përpara prezantimit bëni hulumtime për temën në fjalë në mënyrë që ju vetë ta kuptoni atë mirë. Përgatitni një plan sipas të cilit do të rrjedhë prezantimi dhe ligjërimi i juaj. Medoemos konsultohuni me mësimdhënësin tuaj në lidhje me drejtimin e ligjëratës suaj.

 

Përkushtohuni sepse kjo vërehet shumë. Gjatë prezantimit, mësimdhënësi do t’i kushtojë vëmendje faktit nëse ju vet e keni kuptuar temën dhe detyrën që ai e ka kërkuar nga ju.

 

Për hulumtime shfrytëzoni burime të ndryshme, shkoni në bibliotekë, hulumtoni në Internet si dhe grumbulloni fakte interesante.

 

Përzgjidhni të dhënat dhe veçoni ato më të rëndësishmet dhe më pas mendohuni mirë për radhitjen e prezantimit të tyre. po ashtu, mendoni edhe për shfrytëzimin e mjeteve të konkretizimit, pjesëmarrjen e publikut, pyetjet e mundshme dhe diskutimin e temës.

 

Qëndroni të qetë, dhe nëse iu dridhen duart kur jeni nervoz, kërkoni ndonjë mjet të cilin mund ta mbani në duar gjatë prezantimit.

 

Medoemos shfrytëzoni shënime të shkurtra për t’ju orientuar gjatë prezantimit. Mos dilni përpara klasës me letra në duar nga ku do të lexoni gjithçka. Ju mjafton vetëm disa pika të shkurtra për t’ua rikujtuar materialin. Në këtë mënyrë do të mund të mbani kontakt me sy me dëgjuesit e prezantimit tuaj si dhe të zgjoni interesimin e tyre për prezantimin tuaj.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE