SI TË MËSOJMË MË MIRË?

Me siguri ju ka ndodhur ndonjëherë që nuk keni mundur të filloni të mësoni, që nuk keni mundur të përqendroheni për t’i bërë detyrat e juaja.

 

Të gjithë kanë dëshirë që të marrin nota të mira, qoftë për shkak të regjistrimit në shkollën e mesme, apo për hir të vetvetes dhe të afërmve të tyre. Ka shumë arsye pse nuk mund të përqendrohemi sa duhet si për shembull mungesa e gjumit, mungesa e aktivitetit fizik, lodhja, zhurma, problemet shëndetësore, etj.

 

Në vijim i gjeni disa këshilla që mund t’ju ndihmojnë që të përqendroheni më mirë dhe që të përgatiteni për të mësuar:

 

  • Gjeni një vend të qetë dhe të rehatshëm ku mund të mësoni pa u penguar nga të tjerët. Nëse nuk keni qetësi në shtëpi atëherë, bibliotekat dhe sallat e leximit janë një opsion i mirë.

 

  • Provoni që të hani ushqim sa më të shëndetëshëm, konsumoni më shumë pemë dhe perime dhe filloni të merreni me aktivitete fizike.

 

  • Kur të mundeni, mësoni me zë, sepse atëherë do të përqendroheni në zërin tuaj dhe rrjedhimisht edhe do të mbani më shumë mend materialin që e lexoni.

 

  • Është tejet e rëndësishme që të planifikoni kohën për mësim dhe aktivitetet e tjera. Sa herë të lodheni bëjeni nga një pushim të shkurtër.

 

KËSHILLË: Studimet kanë treguar se çokollata e zezë është e mirë për kujtesën! Ajo përmban flavanol, një përbërës i cili ndikon shumë pozitivisht në proceset e të menduarit.

 

Çokollata ndikon në përmirësimin e kujtesës, në përmirësimin e përqendrimit, dhe disa studime kanë treguar se përbërësi i çokollatës – flavanol, e ngadalëson plakjen!

 

Sidoqoftë, nuk duhet tëteprohet me konsumimin e çokollatës sepse ajo përmban nivel të lartë të sherit dhe yndyrës.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE