SI T’I SHPËTOJMË GUMAT KORALORE DHE ZOGJTË E DETIT NGA NGROHJA GLOBALE?

 

Ngrohja globale nuk e nënkupton vetëm rritjen e temperaturës mesatare në tokë, por edhe ngrohjen e oqeanit. Në dete dhe oqeane gjithnjë e më shpesh po paraqiten valë të nxehtësisë, të cilat po i shkëpusin lidhjet e krijuar para shumë kohësh ndërmjet specieve që varen nga njëra-tjetra.

 

Hapi kryesor për të vepruar është reduktimi i emetimit të dyoksidit të karbonit, por ekzistojnë edhe mënyra të tjera për t’i mbrojtur këto specie të kafshëve nga pasojat e pashmangshme të ngrohjes globale.

 

Nëse goditen nga disa valë të nxehtësisë gumat mund t’i humbin algat që jetojnë në to, gjë që mund të çojë në zbehjen dhe madje edhe vdekjen e tyre. tufa të mëdha të peshqve migrojnë në zona me klimë të përshtatshme, gjë që i detyron zogjtë e detit, të cilët ushqehen me këta peshq, që të largohen nga brigjet në të cilat i ndërtojnë çerdhet e tyre me vite të tëra.

 

Qasja e vetme e qëndrueshme dhe afatgjatë ndaj këtyre problemeve është zvogëlimi drastik i emetimit të gazrave që e krijojnë efektin serë.

 

Në ndërkohë që përpjekjet për zbutjen dhe ndalimin e ndryshimeve klimatike vazhdojnë, do të nevojiten dekada të tëra që efektet e tyre të vërehen, madje edhe në rastet më të mira të mundshme. Deri atëherë vendimtare janë ndryshimet e vogla në nivel lokal, të cilat mund të kenë ndikim të konsiderueshëm në përmirësimin e situatës në të cilën gjenden speciet në fjalë.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE