SKARPATI (RRËPIRAT) E DRAKENSBERG

 

Drakensberg është pjesa lindore e Skarpatit të Madh, i cili e rrethon qendrën e rrafshnaltës së Afrikës së Jugut. Skarpati i Madh shtrihet për më shumë se 1000 kilometra dhe arrin në lartësitë më të larta – nga 2000 deri 3482 metra lart – në pjesën e kufirit në mes të Afrikës së Jugut dhe Lesotos (Lesotho).

 

Etimologjia

Emri i këtij skarpati vjen nga kolonët e hershëm holandez të cilët e quajtën këtë skarpat Drakensbergen, ose “Malet e Dragoit”. Pjesa më e lartë e tij në gjuhën zulu njihet si uKhahlamba dhe Sotho në gjuhën maluti që në përkthim do të thotë “Barriera e shtizave me kokë lart”.

Vizatimet e shpellës San

Ekzistojnë shpella të panumërta në gurin ranor lehtë të gërryeshëm. Në shumë prej tyre gjenden vizatime nga San-ët (bushmenët). Në këtë pjesë të Drakensberg gjenden nga 35.000 deri në 40.000 punime të artit të San-ve në gur, gjë që e bën këtë koleksionin më të madh të madh parahistorik (parietal ose të shpellave) në botë.

 

Rreth 20.000 vizatime individuale në gur janë regjistruar në 500 shpella të ndryshme në zonën në mes të Parkut Kombëtar Mbretëror Natal të Drakensberg dhe Qafës së Bushman. Për shkak të materialeve të përdorura për krijimin e tyre, është  vështirë që të datohen këto vizatime, por ka dëshmi antropologjike, ku përfshihen edhe shumë praktika të gjuetisë, se njerëzit San kanë jetuar në Drakensberg së paku 40.000 vjet më parë, dhe ka mundësi deri në 100.000 vjet më parë.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE