SKELA E PALLATIT TË BRAJTONIT

 

Skela e Pallatit të Brajtonit (Brighton Palace Pier), e njohur si Skela e Brajtonit, e cila zgjatet nga plazhi me gurë i këtij qyteti jugor të dashur, është një strukturë e Periudhës Viktoriane. Ajo u ndërtua në vitet 1890 dhe qëndron ende e fortë si një prej atraksioneve më të njohura të vendit.

 

Dikur në të gjendej edhe një sallë e koncerteve dhe një teatër në të cilin Çarli Çaplin (Charlie Chaplin) dhe Sten Laurel (Stan Laurel) performuan në fillimet e karrierës së tyre. sot ajo është e mbushur me lodra të panaireve, video lojëra, restorante dhe bare. Njëkohësisht, kjo skele e ofron një dozë të madhe të nostalgjisë, dhe bonboneve të Brajtonit për vizitorët ditor të Brajton dhe Hove.

 

E klasifikuar si një ndërtesë e Shkallës së II, kjo skelë e luan një rol të rëndësishëm në ekonominë e Brajtonit, pasi aty janë të punësuar me qindra njerëz. Ajo e ka një rol kryesor edhe në kulturën britanike për dekada të tëra, duke filluar nga romani Brighton Rock i autorit Graham Green (Graham Grin) deri të filmi Quadrophenia, dhe performancat e grupit Spice Girls.

 

Ajo gjendet në lindje të mbetjeve të Skelës Perëndimore (West Pier), pjesë të mëdha të së cilës u shkatërruan nga zjarri dhe stuhitë në vitet 2002 dhe 2003, por të cilat ende e krijojnë një siluetë të bukur në horizont. Skela Perëndimore është një prej skelave që dikur radhiteshin në bregdetin britanik, por të cilat janë shkatërruar nga elementet natyrore përgjatë viteve.

 

Skela e Pallatit të Brajtonit është një nga ato që kanë mbijetuar dhe që vazhdon të tërheq plazhistët dhe vizitorët ditor që kërkojnë të shëtisin mbi ujë dhe që kërkojnë të argëtohen.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE