SOT TË GJITHA SHKOLLAT E KOSOVËS MARRIN PJESË NË SHËNIMIN E DITËS BOTËRORE TË SINDROMIT DOWN

21 marsi është Dita Botërore e Sindromit Down, pasi që kjo ditë është përzgjedhur për të shënuar veçorinë unike të trefishimit të kromozomit të 21-të, i cili e shkakton Sindromin Down. Në këtë ditë anekënd botës organizohen aktivitete për të rritur vetëdijen dhe për të avokuar për të drejtat e personave me këtë sindrom.

 

Duke qenë se kjo ditë sivjet bie të dielën e kësaj fundjave, sot në të gjitha shkollat e Kosovës do të ligjërohet rreth Sindromit Down. Kjo nismë e Shoqatës Down Syndrome Kosova është mbështetur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

 

Nëse keni dëshirë që të mësoni më shumë rreth Sindromit Down dhe gjendjes së këtyre personave në Kosovë, atëherë mund të drejtoheni në faqen organizatës Down Syndrome Kosova në adresën http://www.downsyndromekosova.org/. Ose klikoni këtu për të mësuar më shumë për fushatat globale në mbështetje të personave me këtë sindromë.

 

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE