STËRVITENI TRURIN TUAJ

 

Nëse keni vështirësi me të mësuarit, me ndihmën e këshillave në vijim do të zhvilloni një stërvitje që do t’ua përshpejtojë punën e trurit, dhe rrjedhimisht do t’ua përmirësojnë produktivitetin.

 

Stërviteni kujtesën

Sipas psikologëve, mënyra më e mirë për ta stërvitur kujtesën tuaj është përsëritja. Zgjidheni ndonjë fushë e cila ju intereson dhe lexoni çdo ditë për të. Pasi të përfundoni leximin e një teksti, provoni që t’ia interpretoni vetvetes çka keni lexuar dhe fokusohuni në numrin e detajeve që i keni mbajtur mend. Për këtë mund t’iu ndihmojnë edhe lojërat standarde të kujtesës me vizatime.

 

Përsëritja në një mënyrë tjetër

Nëse e bëni diçka nga e para, truri do të krijojë lidhje te reja të cilat do t’ua mundësojnë të mësuarit më të shpejtë dhe më të lehtë. Prandaj, ndryshojeni mënyrën e të mësuarit. Një ditë nënvizoni, në ditë tjetër mbani shënime. Kjo do t’ua mundësojë që ta stërvitni trurin tuaj.

 

Mësoni diçka të re

Sa më shumë që e vini në punë trurin tuaj, aq më mirë do të funksionojë ai. Kështu, për shembull, të mësuarit për të luajtur një instrument muzikor (nuk është nevoja që të bëheni mjeshtri i parë i atij instrumenti) do t’ua përmirësojë aftësitë konjitive, ndërsa të mësuarit e një gjuhe të re e ndryshon mënyrën tuaj të të menduarit. Të gjitha këto ushtrime ndikojnë në rritjen e shpejtësisë dhe cilësisë së punës së trurit tuaj.

 

Mos e harroni pjesën tjetër të trupit tuaj

Krahas stërvitjeve për trurin tuaj, mos e lini anash pjesën tjetër të trupit tuaj. Aktiviteti fizik ndihmon që lidhjet e neuroneve në trurin tuaj të lidhen më shpejt, gjë që na bën më të zgjuar dhe më produktiv.

 

Ushqejeni trurin

Ekzistojnë shumë tekste për ushqimin ideal për trurin. Vendin e parë e zë peshku, frutat dhe perimet, por edhe çokollata e zezë. Balancojeni ushqimin tuaj dhe mundohuni që të hani sa më shëndetshëm.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE