STRATEGJIA E BE-së PËR RININË

Duke qenë se rinia është një prej pjesëve më të rëndësishme të çdo shoqërie nuk është aspak për t’u habitur se një ndër fushat që BE-ja i kushton rëndësi të veçantë është pikërisht rinia. Këtë e dëshmon edhe fakti se BE-ja tashmë e ka një strategji për rininë. Strategjia e BE-së për rininë është struktura për bashkëpunim në politikat për të rinjtë në BE për vitet 2019-2027. Pjesëmarrja e të rinjve në BE do të përfitojë maksimalisht nga kapaciteti latent i strategjisë për të rinjtë. Ajo e nxit angazhimin e të rinjve në jetën demokratike; po ashtu, ajo e përmirëson përkushtimin shoqëror dhe të komuniteteve si dhe pret garanci që çdo i ri të ketë burime vitale për të marrë pjesë në arenën publike.

 

Qëllimet e Rinisë Evropiane

Strategjia e BE-së për Rininë përqendrohet në tri fusha thelbësore të veprimit të cilat bazohen në tri fjalë kyçe: Angazhim Ndërlidhje Fuqizim, në ndërkohë që punohet në zbatimin e përbashkët nëpër sektorë të ndryshëm. Gjatë një procesi të shkëmbimeve në vitet 2017-2018, në të cilin ishin përfshirë të rinjtë nga e tërë Evropa, u krijuan 11 Qëllime të Rinisë Evropiane. Këto objektiva i dallojnë fushat e gërshetuara të cilat ndikojnë në jetët e të rinjve si dhe i veçojnë vështirësitë. Strategjia e BE-së për të rinjtë do të duhet ta rrisë të kuptuarit e vizionit të të rinjve.

 

Strategjia e BE-së për të Rinjtë varet nga disa instrumente si për shembull: shkëmbimi i ushtrimeve për mësim, Planifikuesit e Aktiviteteve të Ardhshme Kombëtare, Dialogu i Rinisë në BE, Platforma e Strategjisë së BE-së për Rininë, dhe mjetet e bazuara në dëshmi. Organizatori i BE-së për Rininë është pika e kontaktit e Komisionit Evropian si dhe një pikë referimi e qartë për të rinjtë.

 

Përmbledhja e veprimeve kryesore

-Përmirësimi i bashkëpunimit ndërsektorial në tërë fushat e politikave, duke e përfshirë Koordinatorin e BE-së për Rini, për t’iu dhënë të rinjve zë në formësimin e politikave të BE-së.

-Përcjellja e shpenzimeve të BE-së për rininë.

-Nisja e një Dialogu Rinor më gjithëpërfshirës në BE duke u përqendruar tek të rinjtë me mundësi më të pakta.

-Heqja e pengesave dhe lehtësimi i lëvizshmërisë në vullnetarizëm dhe solidaritet.

-Zbatimi i agjendës së punës për rininë për të rritur njohjen e të mësuarit jo zyrtar.

-Përforcimi i lidhjes në mes të politikave të BE-së për rininë dhe programeve përkatëse të BE-së (Erasmus+ dhe European Solidarity Corps (Korpusi Evropian i Solidaritetit)).

 

Në vitet e ardhshme strategjia synon që:

-T’ua mundësojë të rinjve që të bëhen arkitektët e jetëve të tyre, të forcojë qëndrueshmërinë e tyre dhe që t’i pajis ata me shkathtësi për t’u përballur me një botë në ndryshim.

-T’i nxis të rinjtë që të bëhen qytetarë aktiv, agjent të solidaritetit dhe të ndryshimit pozitiv për komunitetet e tyre anekënd Evropës, duke u frymëzuar nga vlerat e BE-së dhe Identiteti Evropian.

-Të ndihmojë në parandalimin e përjashtimit social.

-Të përmirësojë ndikimin e vendimeve të politikave tek të rinjtë përmes dialogut dhe adresimit të nevojave të tyre nëpër sektorë të ndryshëm.

 

Qëllimi

Bashkëpunimi në politikat për të rinjtë do të ndërmerr aktivitete të cilat janë të grupuara në tri fusha të veprimit:

 

ANGAZHIMI: Nxitja e pjesëmarrjes së rinisë në jetën demokratike.

NDËRLIDHJA: Bashkimi i të rinjve nga e tërë BE-ja dhe më gjerë për të nxitur angazhimin vullnetar, lëvizshmërinë në mësim, solidaritetin dhe mirëkuptimin ndërkulturor.

FUQIZIMI: Mbështetja e fuqizimit të të rinjve përmes cilësisë, inovacionit dhe njohjes së punës së të rinjve.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE