Dje ushtarët italian nga Ekipi për Vëzhgim dhe Monitorim (Liaison Monitoring Team) – LMT i misionit paqeruajtës të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, të cilët operojnë në komunën e Prishtinës, e organizuan një aktivitet të titulluar “Ta Ndërtojmë një të Ardhme Ndër-Kulturore”.
Ky aktivitet u organizua në objektin e Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Nazim Gafurri”, në Prishtinë. Në kuadër të këtij aktiviteti nxënësve të shkollës “Nazim Gafurri” iu bashkuan nxënësit nga shkollat “Asim Vokshi,” “Elena Gjika,”dhe “Naim Frashëri” në Prishtinë. Me këtë rast, këta nxënës e patën rastin që të merrnin pjesë në ligjërata për barazinë gjinore, një mini turne të futbollit, të gatuanin ëmbëlsira, dhe të shijonin performanca kulturo-artistike të ekzekutuara nga bashkëmoshatarët e tyre.
Kjo nismë e kishte për synim që të përforconte zhvillimin e nxënësve të shkollave fillore dhe marrëdhënieve ndëretnike në shoqërinë lokale.
Në këtë aktivitet ishin të pranishëm edhe përfaqësues të shumtë të autoriteteve civile ushtarake si Zëvendës Kryetarja dhe Drejtoresha e Drejtorisë Komunale për Arsim znj. Jehona Lushaku, Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë z. Izet Sadiku, Drejtori i Drejtorisë për Siguri z. Lulzim Fushtiza, drejtorët e shkollave pjesëmarrëse si dhe Shefja e Radio KFOR znj. Emina Hyseni dhe Kryeredaktorja e 4You Magazine znj. Leonora Shabanaj-Nikshiq, Komandanti i batalionit jo kinetik nënkolonel Andrij Krivec, këshilltarja gjinore e KFOR nënkolonelë Rosi Mathes dhe znj. Elizabeth Schleicher.