TAKTIKAT PËR MOTIVIM QË MUND T’I MËSONI NGA FËMIJËT

Shumë njerëz na këshillojnë që duhet të marrim mësim nga fëmijët. Që ta shohim botën si një aventurë dhe të jemi më të pafajshëm dhe të gëzohemi më shumë. A e dini s çka tjetër mund të mësojmë prej tyre?

 

Kur obligimet fillojnë që të grumbullohen, bota reale bëhet një vend i ashpër për shumicën prej të rriturve. Prandaj, kërkoni frymëzimin nga fëmijët dhe në vijim mësoni edhe si.

 

Këndvështrimi i fëmijëve për botën – motivimi më i mirë

Bëhuni heroi i tregimit tuaj. Fëmijët veten e shohin si protagonist të çdo përralle, dhe kjo ua jep atyre ndjenjën e fuqisë. Paramendojeni veten se si në mënyrë heroike jeni duke e përmbushur çdo detyrë dhe në këtë mënyrë do të fitoni motivim pozitiv për të ecur para.

Pyesni shumë “pse”. Çdo herë që dëshironi diçka apo që keni nevojë për diçka, ndaluni dhe shtrojani vetes këtë pyetje. Nëse ia arrini që të përgjigjeni atëherë vazhdoni përpara!

Fëmijët çdo ditë e presin me lumturi dhe e shfrytëzojnë atë maksimalisht. Cili është arsyetimi i juaj?

Nëse jeni të mbingarkuar me obligime, mendoni nëse vërtetë e keni provuar gjithçka.

Mundohuni që disa obligime gjatë ditës t’i ktheni në lojë të fëmijëve. Do të argëtoheni më shumë dhe do të jeni më pozitiv.

Mësoni që të thoni “jo”. Fëmijët e bëjnë këtë me shumë dëshirë.

Mos u frikësoni dhe mos e analizoni për së tepërmi çdo situatë.

Me siguri do të rrëzoheni. Mirëpo, me rëndësi është që të ngriheni. Fëmijët pasi rrëzohen, nuk i kushtojnë kësaj tepër shumë rëndësi.

Në fund më e rëndësishmja – BESONI NË VETEN!

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE