TAYLOR SWIFT: SUKSESET TË CILAT GATI NUK MUND TË NUMËROHEN

 

’Shake it Off’, ’The Man’, ’Exile’, ’Paper Rings’, ’Betty’, ’Cardigan’, ’Love Story’, ’Me’…

 

Ata që dëgjojnë rregullisht muzikë zhanrit ‘pop’ shumë lehtë mund ta gjejnë se kush është duke i kënduar ato këngë. Taylor Swift është e njohur në mbarë botën. Muzika e saj, përveç që është e pëlqyeshme, ka fituar aq shumë çmime saqë thjesht nuk do të jemi në gjendje që t’i rendisim të gjitha në këtë artikull. Prandaj nuk do të shkruajmë për mënyrën se si ajo filloi të merrej me muzikë, por do të shkruajmë për sukseset e saj më të mëdha, të cilat janë të shumta.

 

Albumet dhe këngët

Kur bëhet fjalë për albumet e saj, gjashtë prej tyre ishin numër 1:

 

– “Fearless” (2008)

– “Speak Now” (2010)

– “Red” (2012)

– “1989” (2014)

– “Reputation” (2017)

– “Lover” (2019)

 

Lista e albumeve është identike kur flasim për albumet më të shitura në Shtetet e Bashkuara. Informatat në internet ndryshojnë paksa kur bëhet fjalë për këto të dhëna, kështu që pretendohet se ajo ishte në krye për katër ose pesë vjet. Albumet e përmendura janë: “Taylor Swift” – 2007; “Fearless” ishte albumi më i shitur i vitit 2009; “1989” – në vitin 2014; “Reputation” – 2017; “Lover” – në vitin 2019; dhe në vitin 2020 – “Folklore”.

 

Nga ana tjetër, kur bëhet fjalë për singlat, pesë prej tyre ishin numër 1:

 

– “We Are Never Ever Getting Back

– “Together” (2012)

– “Shake It Off” (2014)

– “Bad Blood” (me Kendrick Lamar) (2014)

– “Blank Space” (2014)

– “Look What You Made Me Do” (2017).

 

Çmimet

Duke gjykuar nga informatat, Taylor Swift i ka fituar gati 400 çmime, ndërsa i pati mbi 500 nominime. Lista e çmimeve fillon në vitin 2007. Në këtë listë përfshihen çmime për albume, singla, por ajo është gjithashtu fituese e çmimeve për kantautor, artisten e vitit, prodhim, dizajn, për videon më të mirë të femrave, bashkëpunimin më të mirë, videon më të mirë të zhanrit pop, për interpretimin më të mirë “live”, turneun më të mirë, këngën më të preferuar, albumin më të preferuar, këngën më të mirë origjinale, këngën e zhanrit “country”, për fenomenin në YouTube … dhe kjo nuk është e tëra. Taylor Swift madje mban rekorde botërore të “Guinness-it”. Disa nga rekordet në vite të caktuara janë:

 

2010:

– Albumi digjital me shitjen më të shpejtë nga një artiste femër;

– Albumi me shitjen më të shpejtë në Shtetet e Bashkuara nga një artiste femër;

– Artistja e vetme në historinë e top listave amerikane që debutoi me shtatë singla në top 10-shen e tabelës “Hot 100”.

 

2012:

– Singla me shitjen më të shpejtë në historinë digjitale.

 

2014:

– Albumi më i shitur në miliona në listën e albumeve amerikane me tre albume radhazi.

 

2015:

– Albumi më i shitur në miliona në top listat e albumeve në SHBA.

 

2017:

– Të ardhurat më të larta vjetore ndonjëherë nga një yll femër në zhanrin pop.

 

Ajo e mban rekordin për videon më të shikuar të vitit 2018 për 24 orë dhe për këngën më të dëgjuar gjatë 24 orëve të para që nga publikimi i asaj kënge. Në vitin 2019, ajo mbajti rekord për sa i përket të ardhurave vjetore, dhe për numrin më të madh të çmimeve të fituara si artiste femër.

 

Në vitin 2020, ajo mbajti vendin e parë me numrin më të lartë të transmetimeve (streams) në ditën e parë të publikimit të albumit në “Spotify”, me numrin më të lartë të javëve kumulative në pozitën Nr. 2 në listën e albumeve të SHBA-së për solo artistët, si dhe me pauzën më të shkurtër midis albumeve të reja në pozitën numër një në top-listën amerikane “Billboard 200” (artiste femra).

 

Le të kthehemi në fillim të tekstit. Vini re se kjo nuk është lista përfundimtare e suksesit të Taylor Swift. “Evermore” – albumi i saj i fundit është një pikë kthese në karrierën e saj, sepse ajo në thelb merrej me muzikën “country”. “Ne vetëm mund të paramendojmë se çfarë vjen pas këtij albumi. “Nuk kam ide se çfarë do të ndodhë më pas. Nuk kam ndonjë ide për shumë gjëra këto ditë, kështu që jam e ngjitur pas një gjëje që më mban të lidhur me të gjithë ju. Ajo gjë gjithmonë ka qenë dhe do të jetë muzika. Dhe le të vazhdojë, përherë (ang. Evermore)”, tha ajo pasi publikoi albumin me të njëjtin emër.

PDF Magazine

Tetor

(ALB_ENG)210

READ MORE

NEW MAGAZINE