TECHSTITUTION 4.0: APLIKONI TANI!

A jeni të interesuar që t’i zhvilloni shkathtësitë e juaja për “web development”? Ky është rasti ideal për ju që ta bëni këtë. Open Data Kosovo do të organizojë një trajnim online për Web Development në kuadër të projektit Techstitution.

 

Për të marrë pjesë në trajnimet e Techstitution 4.0 ju duhet të jeni 14 deri 24 vjeç, dhe të vini nga njëra nga këto komuna: Gjakova, Gjilani, Lipjani, Dragashi dhe Zubin Potoku. Trajnimi është FALAS dhe zgjat 5 ditë kurse, pritet që të zhvillohet gjatë muajve Gusht dhe Shtator. Afati i fundit për aplikim është 02 Gusht 2020, deri në orën 23:59.

 

“Edicioni i katërt i projektit Techstitution është vazhdimësi e rrugëtimit për inkuadrimin e të rinjve përmes zhvillimit të teknologjive moderne dhe zhvillimit intensiv të aftësive të tyre në fushën më premtuese në treg – atë të teknologjisë” – porosisin nga Open Data Kosovo.

 

Si pjesë e këtij projekti, do të zhvillohen 3 zgjidhje digjitale për institucionet publike në Kosovë, OJQ, startups etj. Pjesëmarrësit e trajnimeve të Techstitution 4.0 do të kenë mundësinë që aftësitë e zhvilluara t’i aplikojnë në zhvillimin e këtyre zgjidhjeve digjitale.

 

Gjatë trajnimeve do të zhvillohen tema si: full-stack web development, zhvillimi i produkteve digjitale, human-centered design, etj.

 

Gjuha në të cilën mund të mbahet trajnimi është: Shqip, Anglisht ose Serbisht. Kjo varet tërësisht nga nevojat e pjesëmarrësve.

 

Për të aplikuar mjafton që të plotësoni formularin për aplikim të cilin e gjeni në: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSegvrEztTuO8vhBOtqu5gZgrgVIh60WU7ly97TlPEdZbHAUcw/viewform

 

Projekti Techstitution 4.0 financohet nga Unicef Kosovo Programme dhe Austrian Development Agency në Prishtinë dhe implementohet nga Open Data Kosovo.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE