TED-ED:MËSONI PËRMES FILMAVE TË ANIMUAR!

Pa dyshim ju keni dëgjuar për TED “Technology – Entertainment – Design (Teknologji-Argëtim Dizajn)”. Më të njohurat janë konferencat e tyre në të cilat secili folës e prezanton idenë e vet frymëzuese në mënyrë që të shkaktojë veprimin e milionave. Pastaj e kemi edhe programin TEDx, i cili e mundëson organizimin e konferencave të pavarura në mbarë botën, të cilat janë të ngjashme me TED. Pastaj ekziston edhe TED Global, TED librat, programi i bursistëve TED, projekti i përkthimit të hapur TED. Në këtë grup mungon TED-Ed – nisma rinore dhe arsimore. Mbase në rajonin tonë është më pak i njohur, por rrjeti i TED-Ed përbëhet nga 250.000 ligjërues dhe ai mundëson të mësuarit në mënyrë të pazakontë – përmes filmave të shkurtër të animuar.

 

Shenja e mbrojtur TED-Ed janë animacione. Video të shkurtra të animuara për ide të cilat, siç shpjegohet, e zgjojnë kërshërinë e nxënësve. Çdo TED-Ed animacion përfaqëson bashkëpunimin kreativ të ekspertëve – folëse të TED, bursistëve të TED, si dhë arsimtarëve, dizajnerëve, animatorëve, skenaristëve, regjisorëve, shkrimtarëve shkencor, historianëve, gazetarëve dhe redaktorëve. Këto video incizime origjinale, së bashku me pyetjet dhe burimet i përbëjnë ligjëratat e TED-Ed.

 

Temat e këtyre leksioneve janë të shumëllojshme. Ju mund të shikoni se pse Holanda gjendet nën nivelin e ujit, cili ka qenë autori i parë botëror, çka është kriza e rezistencës ndaj antibiotikëve, apo çka është skizofrenia, pse njerëzit ua kanë frikën gjërave të gabuara, si funksionon transfuzioni i gjakut, çka është legjenda e Anapurnës, apo se çka ndodh kur filloni të ushtroni.

 

Duke klikuar në këto video incizime ju e keni mundësinë që të gjurmoni informacione, të bëni pyetje të debatoni.

 

Gjithashtu, ju mund të kontribuoni për TED-Ed, duke u regjistruar në këtë platformë, përmes donacioneve, nominimin e edukatorëve, përgatitjen e video incizimeve.

 

Duke qenë se përmbajtja është në gjuhën angleze, kjo mund të jetë edhe një mënyrë tjetër që ju t’i përsosni njohuritë e juaja të gjuhës angleze.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE