TEUTË HALILI – KËNGËTARJA E RE SYPATREMBUR NË SKENËN TONË MUZIKORE!

 

Teutë Halili mund të përkufizohet si një forcë sypatrembur në skenën e muzikës shqiptare. E pakufizuar nga trendet, ajo pa pikë f rike dhe hezitimi i është futur hapësirës së shprehjes së pakufizuar që e ofron muzika. Me këngën e saj debutuese “Dhimbje” si dhe publikimin e saj më të ri “TML”, Teuta e ka bërë për vete publikun me krijimet e saj autentike dhe origjinale. E njohur deri tani si prezantuese e lajmeve, ajo i tejkalon pritjet dhe e dëshmon që pasioni i saj për muzikën nuk njeh kufij. Në vijim ju ftojmë që të futeni në botën e kësaj artisteje të mrekullueshme, për t’i zbuluar frymëzimet, sfidat dhe bukurinë e pafund që ajo synon ta sjell në muzikën shqipe.

 

Çka e veçon Teutë Halilin si këngëtare në skenën e muzikës shqipe?

Nuk jam personalitet që i ndjek trendët!

 

Çfarë ju ka frymëzuar dhe shtyrë për të nisur këtë rrugëtim në muzikë?

Muzika është e vetmja sferë, ku hapësira e të shprehurit nuk kufizohet!

 

Kënga “Dhimbje” ishte kënga e parë me të cilën u prezantove para publikut dhe tanimë e ke realizuar edhe këngën “TML”. Sa e kanë prezantuar këto dy këngë atë që publiku mund ta pres nga ju?

Nuk ka qenë asnjëherë ideja që të krijoj pritshmëri te publiku, ideja ka qenë që të prodhoj çka ndjej, duke uruar që do të mirëpritet tek publiku.

 

Sa ju pengon apo ndihmon fakti se para muzikës keni qenë prezantuese e lajmeve?

Më duhet ta pranoj se ka qenë një sfidë, sepse ekziston një tendencë e profilizimit te publiku, por thellë besoj që publiku e ka mirëpritur edhe muzikën time.

 

Jeni duke i hedhë hapat e parë në skenën e muzikës, deri tani cila është sfida më e madhe për ju si artiste?

E kuptoj që përfitimet financiare janë pjesë e kësaj industrie, mirëpo ideja ka qenë që të arrijmë tek përfitimet duke prodhuar atë çka e ndjejmë.

 

A të ka sjellë depërtimi në skenën muzikore atë që e ke pritur?

Deri tani jam më se e kënaqur me prodhimin e këngëve.

 

Çdo këngëtare apo këngëtar në fillim të karrierës duhet të realizojë këngë dhe projekte që i përshtaten më shumë tregut dhe kërkesave të publikut se sa shijeve apo preferencave personale. Sa janë projektet e tua të deritanishme në përputhje me atë zhanrin ku ti e ndien veten më rehat?

Këngët e mia deri tani nuk janë krijuar në përshtatje me tregun dhe unë vazhdoj të besoj që publiku gjithmonë do ta mirëpret “fenomenin origjinal”.

 

Ku e ndjen veten më rehat?

Veten e ndjej rehat kudo ku nuk ndjej kornizë të të shprehurit.

 

Si është procesi i juaj krijues për realizimin një kënge apo projekti muzikor?

Inspirimi vjen nga fazat të cilat i kaloj në jetë, perspektiva ndaj jetës prej pozicionit ku ndodhem, më inspiron që të arrij ta përmbledh emocionin në melodi.

 

A mund të flisni për ndonjë projekt apo bashkëpunim të ardhshëm që jeni duke e përgatitur?

Jam duke krijuar vetëm nga dëshira, nuk mund të premtoj asgjë më shumë.

 

Si e baraspeshoni jetën tuaj personale me kërkesat për të qenë muzikante dhe personazh publik?

Modestia, është çelësi i baraspeshës në “jetën e personazhit publik”.

 

Muzika apo gazetaria?

Janë dy sfera që më plotësojnë në dy mënyra të ndryshme. Përderisa vazhdon dashuria për të dyja, vazhdojmë edhe me punë.

 

Si i qaseni ndërtimit dhe mbajtjes së marrëdhënieve me fansat?

Po e cek edhe njëherë, modestia është pika ku fillon krijimi i marrëdhënieve me publikun.

 

A mund të flisni për ndonjë hobi apo interes që e keni jashtë muzikës?

Gatimi! Kuzhina është pjesë e pandashme e imja, është formë e meditimit.

 

Cila është këshilla më e mirë që ua kanë dhënë ndonjëherë?

Këshilla më e mirë ndonjëherë për mua vjen nga prindërit e mi: “Jeta është cikël, dhe në një pikë të caktuar, do të jemi ‘ushqim’ i dikujt tjetër – So be nice to everyone! (Kështu që sillu mirë me të gjithë!)”.

 

Tri momentet kyçe në jetën tuaj?

Pavarësia nga familja, kyçja në gazetari, dhe investimi në kohën personale.

 

Cila është humbja më e madhe në jetë?

“Është Yin dhe Yang” – jeta është mrekulli që vjen me baraspeshën e saj. Asgjë e keqe nuk vjen pa diçka të mirë, dhe anasjelltas. Për këtë arsye, e kam “mësuar” veten që të mos shoh asgjë si humbje në jetë.

 

Cila është fitorja më e madhe në jetë?

Fitorja më e madhe në jetë është mposhtja e egos, momenti definitiv jetësor, kur si individ e kupton që ti je gjithçka dhe asgjë në të njëjtën kohë!

 

Facebook, Instagram, Snapchat, WhatsApp, Tik-Tok apo…?

Momentalisht Instagram dhe Facebook, për shkak të punës; më duhet ta cek që nuk jam adhuruese e madhe e teknologjisë.

 

Telefonatat, posta elektronike (email), apo porositë (SMS)?

Definitivisht, telefonatat – biseda me shumë shqisa gëzon më pak tendencë për keqkuptime.

 

A përdorni simbole (emoji) në komunikimin tuaj dhe cilat i përdorni më shpesh?

I përdori nëse duhet, në mënyrë që mesazhi të përcillet i qartë te personi i caktuar.

 

A mund ta shkruani një porosi vetëm me simbole dhe të na e shpjegoni?

✌= paqe. Paqja e sjell formën më të përsosur të dashurisë, fuqisë më të madhe ekzistuese.

 

Porosia më e çuditshme, më qesharake dhe më e pavend që e keni pranuar nga ndokush?

“S’po din me nejtë VIP!” – Kjo është fjalia më qesharake dhe më e çuditshme që e kam dëgjuar ndonjëherë.

 

Cilat janë pikat e tua më të dobëta që t’i synon që t’i përmirësosh?

Durimi, është pika ime e dobët. Jam person që e bëj punën 100%, dhe pres rezultate të shpejta!

 

Për çfarë ke dëshirë të mbahesh në mend më së shumti?

“For being real” (Se kam qenë vetvetja). Fuqia e një njeriu nuk fillon në potencialin e tij për të ndikuar te masa, por tek ndikimi te individët. Nëse ka raste që unë ia kam arrit që ta ndryshoj jetën e një individi, “It makes me feel good!” (kjo më bën të ndjehem mirë!).

 

Radhiti sipas rëndësisë: Puna, Talenti dhe Pasioni?

Pasioni, puna, talenti – talenti nuk triumfon pa pasion, e pasioni pa punë nuk jetësohet!

 

Cila është porosia e juaj për lexuesit tanë?

Porosia ime është: “Its a tough world out there, but that’s what makes it beautiful, always be loved from everybody else remember, love yourself so u can be loved from everybody else ❤” (Bota është e egër, por kjo është çka ia jep asaj bukurinë, mbani mend gjithmonë, dojeni veten në mënyrë që të mund t’ju duan të gjithë të tjerët❤).

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE