THËNIE TË MENÇURA PËR ARSIMIMIN

Njeriu mëson gjatë gjithë jetës. Falë arsimimit ne mund t’i kuptojmë gjërat që na rrethojnë, t’i shpjegojmë dukuritë e ndryshme, të shfaqim interesimin tonë dhe aftësitë e tona. Arsimimi na ofron jo vetëm dije nga fushat dhe shkencat e ndryshme por, edhe mundësinë që të krijojmë përvojë për gjërat që na interesojnë dhe në këtë mënyrë që të përmirësohemi si individ. Krahas kësaj, përmes arsimimit i mësojmë edhe shkathtësitë e nevojshme për të kryer punë të ndryshme, për të studiuar dhe për ta bërë botën një vend më të mirë.

 

Në vijim ju ftojmë që të lexoni se çfarë kanë thënë për arsimimin disa prej emrave më të mëdhenj të artit dhe shkencës, mendimtar dhe personalitete të tjera të shquara.

 

Arsimimi është arma më e fuqishme të cilën mund ta përdorni për ta ndërruar botën. – Nelson Mandela.

 

Arsimimi është çka mbetet pasi të keni harruar gjërat që i keni mësuar në shkollë – Albert Ajnshtajn.

 

Njeriu që nuk lexon libra të mirë, nuk ka asnjë përparësi ndaj njeriut që nuk di të lexoj fare – Mark Twain.

 

Shpresa më e madhe e çdo vendi është shkollimi aekuat i të rinjve – Erazmi i Roterdamit.

 

Mos i kufizoni fëmijët vetëm në gjërat që i keni mësuar ju sepse, fëmijët janë të lindur në tjetër kohë – Rabindranat Tagora.

 

Dituria është çelësi i artë i lirisë – George Washington Carver.

 

Shpresat e të arsimuarve janë më të forta se sa pasuritë e të paarsimuarve – Demokriti.

 

Investimi në dituri i paguan kamatat më të mira – Benjamin Franklin.

 

Gjeniu pa arsimim është si argjendi në minierë – Benjamin Franklin.

 

Arsimimi formal do t’ua mundësojë të keni jetë normale. Arsimimi i pavarur do t’ju sjellë pasuri – Jim Rohn.

 

Arsimi kushton shtrenjtë por, mosdija kushton edhe më shtrenjtë – Claus Moser.

 

Dituria është pushtet – Fracis Bacon.

 

Kushdo që pushon së mësuari është i vjetër, qoftë ai 20 apo 80 vjeçar – Henri Ford.

 

Kurrë nuk kam mësuar asgjë duke folur por, duke bërë pyetje – Lou Holtz.

 

Qenia njerëzore nuk e arrin lartësinë e saj të plotë pa u arsimuar – Horace Mann.

 

Arsimimi nuk përbëhet nga ajo se sa keni mbajtur mend apo se sa dini. Ai përbëhet nga të dalluarit se sa dini dhe sa jo. – Anatole Franc.

 

Të mësuarit është si lundrimi kundër rrymës së ujit, porsa të ndërpritet fillojmë të shkojmë mbrapa. – Proverb kinez.

 

Nuk ka asgjë më të rëndësishme se sa arsimimi. Aty është vlera më e madhe. E ardhmja e jonë varet nga arsimimi cilësor në të tashmen – Arnold Schwarzenegger.

 

Dje isha i zgjuar. Prandaj, doja që të ndërroja botën. Sot jam i mençur. Prandaj, po e ndërroj veten. Sri Chinmoy.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE