THIRRJE E HAPUR PËR DORËZIMIN E PUNIMEVE ARTISTIKE NË TEMËN: AFËRSIA E NGUSHTË

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë e ka zgjatur afatin për aplikim në konkursin për veprat e arteve pamore në temën “AFËRSIA E NGUSHTË”. Kështu, afati i fundit për dorëzimin e punimeve do të jetë më 1 tetor dhe tri punimet më të mira do të fitojnë çmime të vlefshme.

 

Ju mund të aplikoni në këtë konkurs nëse jeni nga zona e mbuluar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Misioni i OSBE-së në Serbi, pavarësisht gjinisë ose moshës suaj; ç’ është më e rëndësishme ju nuk duhet të jeni një artist profesionist për të marrë pjesë.

 

Çfarë është afërsia e ngushtë për ju? Ku qëndron kjo afërsi e ngushtë në jetën tonë të përditshme? Si e përmirëson afërsia e ngushë jetën tonë? Cilat janë pengesat e afërsisë së ngushtë? Përgjigjuni këtyre pyetjeve përmes punimeve artistike dhe dërgojini ato brenda afatit të cekur më sipër.

 

Çmimi për vendin e parë është – një aparat fotografik, për të dytin – një smartphone dhe për të tretin – një hard disk i jashtëm.

 

Për të aplikuar, dërgoni një email në oscedialogueacademy@gmail.com me maksimalisht tri punime të dorëzuara për person, të cilat e përmbajnë përshkrimin/porosinë/sloganin e veprës suaj artistike (deri në pesë fjali), së bashku me informacionin tuaj personal (emrin, adresën, numrin e telefonit, emailin dhe disa fjali për veten tënde). Konkursi është i hapur për vepra arti vizuale si fotografi, art digjital 2D, art video, art interaktiv dhe piktura që e trajtojnë temën e bashkësisë.

 

Punimet e zgjedhura do të jenë pjesë e një ekspozite që synon të nxisë bashkëpunimin midis grave dhe burrave të rinj që janë të interesuar në art ndërsa i promovojnë vlerat e komunitetit. Ekspozita do të prezantohet në rrjetet sociale të Akademisë së Dialogut me mbështetjen e DokuFest.

 

Akademia e Dialogut për Gratë e Rinj është pjesë e nismës “Na Ndiqni”, mbështetur nga Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Misioni i OSBE-së në Serbi. Akademia i bashkon dhe i fuqizon gratë e reja nga Prishtina dhe Beogradi, duke i mësuar ato për çështje që lidhen me rolin e grave në promovimin e dialogut, pajtimit dhe bashkëpunimit.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE