THIRRJE PËR APLIKIM: BALLKANI PERËNDIMOR E TAKON JAPONINË – NJË URË E SË ARDHMES

 

Ministria e Punëve të Jashtme e Japonisë (MOFA) dhe Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor (Regional Youth Cooperation Office – RYCO) do të zbatojnë shkëmbimin e të rinjve “Ballkani Perëndimor e takon Japoninë – Një Urë e së Ardhmes” edicionin që do të zhvillohet gjatë vitit 2022. Kështu bëhet e ditur përmes një njoftimi të publikuar në ueb faqen zyrtare të RYCO.

 

Më tej në njoftimin në fjalë, ftohen të rinjtë e moshës mbi 20 vjeçare nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova*, Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia që të aplikojnë për të fituar mundësinë që të përzgjidhen në mesin e 12 studentëve në nivelin Bachelor ose Master që do të përfitojnë nga ky rast i mrekullueshëm për rritje personale dhe profesionale.

 

“Ballkani Perëndimor e takon Japoninë – Një Urë e së Ardhmes”, është një program i shkëmbimit për të rinjtë, i cili organizohet në kuadër të Programit MIRAI që nga viti 2018. Ai ka për qëllim që të thellojë njohuritë e pjesëmarrësve për Japoninë dhe politikat e saj, për të promovuar mirëkuptimin e ndërsjellë dhe pajtimin përmes shkëmbimeve intelektuale dhe kulturore, si dhe për të ndërtuar një bazë për miqësi dhe bashkëpunim në të ardhmen në mes të Japonisë dhe Ballkanit Perëndimor.

 

Kush mund të aplikojë?

  • Të gjithë aplikuesit duhet të jenë student në nivelin Bachelor ose Master dhe të jenë mbi 20vjeç në momentin e arritjes në Japoni.
  • Të jenë banorë të një prej Palëve Kontraktuese nga Ballkani Perëndimor 6 dhe të kenë pasaportë të lëshuar nga njëri prej BP6(Aplikuesit që janë shtetas të Japonisë NUK mund të aplikojnë).
  • Të kenë njohuri të mira të gjuhës angleze.
  • Të mos kenë marrë pjesë në ndonjë program shkëmbimi apo të ngjashëm të qeverisë japoneze apo të mos kenë jetuar në Japoni.
  • Të respektojnë frymën e pajtimit dhe bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor.
  • Të kenë pasaportë të vlefshme.

 

Krahas kritereve të mësipërme, është e pëlqyeshme që aplikuesit të kenë interesim për Japoninë apo të kenë qenë të përfshirë në studimin apo aktivitete që kanë të bëjnë me Japoninë.

 

Afati për aplikim do të jetë i hapur deri më 12 nëntor 2021, në orën 23:59, sipas orës së Evropës Qendrore (CET).

 

INFORMACION ME RËNDËSI: Pjesëmarrësit nga Shqipëria, Bosnjë dhe Hercegovina, Kosova dhe Mali i Zi, po ashtu duhet të aplikojnë edhe për viza për të marrë pjesë në program. Organizatorët do t’i njoftojnë pjesëmarrësit e përzgjedhur për procesin e aplikimit sapo të merret vendimi.

 

Shpenzimet

Biletat dydrejtimëshe të aeroplanit për në Japoni, sigurimi për udhëtim jashtë vendit, qëndrimi dhe transporti në Japoni, ushqimi gjatë programit, dhe tarifat hyrëse në aktivitetet e parapara në Japoni do të mbulohen nga Ministria e Punëve të Jashtme e Japonisë.

 

Pjesëmarrësit do të jenë përgjegjës për të mbuluar shpenzimet personale si aplikimi për vizë dhe eventualisht për pasaportë, vaksinimi, peshën e tepërt të bagazhit, shpenzimet e udhëtimit nga shtëpia deri në aeroportin përkatës, dhe blerjen e suvenirëve/artikujve personal përpara ose gjatë programit.

 

Të gjithë të interesuarit për të marrë pjesë në këtë program shkëmbimi mund të aplikojnë këtu.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE