THIRRJE PËR APLIKIM PËR PJESËMARRJE NË TRAJNIMIN PËR GAZETARINË E PAQES

 

OJQ “Mlada Aktivna Gracanica” dhe KosovaLive iu bëjnë thirrje të rinjve dhe të rejave nga të gjitha komunitetet që të aplikojnë për të marrë pjesë në trajnimin e tyre të gazetarisë të paqes. Ky trajnim do të zhvillohet në tri faza.

 

Gjatë fazës së parë pjesëmarrësit e përzgjedhur do të kryejnë një trajnim dy ditor e cila do të zhvillohet online dhe do të përqendrohet në rregullat e gazetarisë, mënyrat e raportimit në media si dhe shmangien e dezinformatave ose lajmeve të pakontrolluara, duke e promovuar korrektësinë dhe saktësinë në raportim.

 

Në fazën e dytë 10 kandidatë të përzgjedhur gjatë trajnimit do të vazhdojnë një kurs për të mësuar gjuhën shqipe dhe atë serbe. Kurse në fazën e tretë pjesëmarrësit që do ta përfundojnë kursin e gjuhës do të vazhdojnë punën e paguar praktike me pagesë. Gjatë kësaj kohe një prej kursistve shqiptar do të bashkëpunojë me një kursist serb për të shkruar për një temë të njëjtë, por secili nga këndvështrimi i tij.

 

Të drejtë të pjesëmarrjes kanë të gjithë të rinjtë dhe të rejat mbi moshën 16 vjeçare, kurse afati për aplikim është deri më 22 prill 2021. Trajnimi për gazetarinë e paqes mbështetet nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR KS) me financim nga USAID kurse zbatohet nga OJQ “Mlada Aktivna Gracanica” dhe KosovaLive.

 

Për informata më të detajuara klikoni këtu.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE