THIRRJE PËR APLIKIM PËR WEBINARIN: “YOUTH AS HUMAN RIGHTS DEFENDERS”

 

YIHR KS në bashkëpunim me organizatën partnere NVO Sokrat shpallë thirrje për nxënësit/et e të gjitha shkollave të mesme nga komuna e Mitrovicës, Vushtrrisë, Skënderajit dhe të Obiliqit që të marrin pjesë në webinarin “Youth as Human Rights Defenders”. Afati për aplikim është i hapur deri më 10 mars 2020 në orën 12:00.

 

Ky webinar ka për qëllim që t’ua mësojë nxënësve pjesëmarrës konceptet bazë për të drejtat e njeriut, si ti identifikojnë dhe mbrojnë ato, si dhe që të nxisë të menduarit kritik dhe analitik si aktivist për të drejtat e njeriut – theksojnë organizatorët.

 

Për të aplikuar të gjithë të interesuarit duhet ta plotësojnë formularin të cilin e gjeni këtu.

 

Ky webinar do të mbahet më 11 dhe 12 mars përmes platformës ZOOM.

 

Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit “Fuqizimi i Komuniteteve, Rinisë dhe Grave për një Sundim Efektiv të Ligjit dhe të Qasjes në Drejtësi në Kosovë”, i cili implementohet nga Youth Initiative for Human Rights – Kosovo (YIHR KS) dhe OJQ Sokrat, me mbështetje nga UNDP Kosovo.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE