THIRRJE PËR PJESËMARRËS: KAMPI KREATIV NË POLONI

Të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë për mos dhunë, komunikimin pa dhunë dhe zgjidhjen e konflikteve, sot është dita e fundit për të aplikuar për pjesëmarrje në kampin kreativ “Vullnetarët kundër dhunës, nga teoria në praktikë”. Kampi duhet të mbahet nga 3 deri më 10 janar 2021 në qytetin Poznan të Polonisë. Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është dita e stome (20 tetor 2020) deri në orën 23:59.

 

Gjatë kampit gjashtë ditor pjesëmarrësit do të kenë mundësi që:

  • Të mësojnë për komunikimin pa dhunë dhe për metodat e të menduarit vizual, si të konstruktojnë lojëra stimuluese.
  • Të punojnë në krijimin e një loje edukuese në bazë të rregullave të komunikimit pa dhunë.
  • Të bisedojnë për dhunën dhe të gjejnë zgjidhje të cilat mund t’iu ndihmojnë të tjerëve.
  • Të eksperimentojnë, shkëmbejnë përvoja dhe bashkëpunojnë mes tyre gjatë dhe pas kampit kreativ – theksohet në faqen zyrtare në Facebook të organizatës GAIA, e cila edhe e ka publikuar këtë thirrje.

 

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë ata që:

  • Janë të interesuar për vullnetarizmin dhe kanë njohuri për këtë temë.
  • Dëshiron që t’i shfrytëzojë rezultatet e këtij kampi.
  • Dëshiron që ta testojë lojën në terrenin vendor.
  • Jeton në Kosovë.
  • Mund të komunikojë dhe punojë në gjuhën angleze.
  • I ka të paktën 18 vjet (nuk ka kufi të sipërm të moshës për pjesëmarrësit).
  • Mund të merr pjesë në tërë kampin.

 

Në kamp do të marrin pjesë edhe pjesëmarrës nga Shqipëria, bullgaria, Gjermania, Greqia, Italia, Maqedonia Veriore, Rusia, Spanja dhe Polonia. Njëherit, të gjitha shpenzimet e udhëtimit do të jenë të mbuluara. Për të aplikuar klikoni këtu.

 

Deri te ideja për organizimin e kampit kreativ është ardhur pas konferencës “Vullnetarizmi kundër dhunës”, e cila është përmbledhje e tri takimeve për vullnetarizmin dhe dhunën në Spanjë, Romë dhe në Poloni.

 

Qëllimi kryesor i kampit është krijimi i një loje edukuese dhe simuluese e cila do t’iu ndihmojë pjesëmarrësve individual që të flasin për dhunën, të japin shembuj të bazave parandaluese dhe që të mendojnë për zgjidhjet për situatat e konflikteve/dhunës. Materialet edukuese të krijuara gjatë projektit do të plotësojnë lojën, po r po ashtu, mund edhe të shërbejnë si bazë për fillimin e diskutimit dhe punës në qëndrimet e pjesëmarrësve individual dhe grupeve. Një pikë shumë e rëndësishme e projektit do të jetë edhe testimi i lojës me partnerë individual dhe përshtatja me nevojat e tyre.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE