TRI MËNYRA PËR TË PËRBALLUAR FRIKËN ME GUXIM GJATË PANDEMISË SË COVID-19

Pa dyshim, frika një prej efekteve anësore më të frikshme të shkaktuara nga pandemia COVID-19.fakti se ne duhet të qëndrojmë në shtëpi të izoluar vetëm sa i ka vështirësuar gjërat. Sidoqoftë,, kjo nuk do të thotë se nuk ka mënyra për të përballuar me sukses këtë frikë. Kohëve të fundit, Dr. Stanley Kutcher, anëtar i Grupit të Senatorëve të Pavarur që e përfaqësojnë Skocinë e Re (Nova Scotia) dhe profesor emeritus i psikiatrisë në Universitetin Dalhousie, e shkroi një opinion të shkurtër në të cilin ai sugjeron tri veprime thelbësore që ne mund t’i bëjmë, për të përballuar me sukses frikën dhe për të tejkaluar kërcënimin e COVID-19.

 

1. Ne duhet ta kuptojmë se frika fashitet nga mbështetja dhe siguria. Një shembull universal është kur fëmijët frikësohen nga tregimet e frikshme për përbindëshat dhe kuçedrat. Mirëpo, frika e tyre bie kur këto tregime i dëgjojnë nga një peron i besuar. Ngjashëm, edhe të rriturit ndjehen më të sigurt nga udhëheqja e qetë dhe e arsyeshme dhe nga mbështetja dhe rehatia e familjes dhe miqve, prandaj, ne duhet të mbajmë kontaktet shoqërore në ndërkohë që e mbajmë distancën fizike.

 

2. Ndjenja e frikës fashitet kur marrim informacion të qartë dhe të saktë se si të luftojmë kërcënimin. Informacioni duhet të bazohet në faktet më të mira shkencore. Tani, të gjithë ne duhet t’i zbatojmë rekomandimet e ofruara nga autoritetet dhe institucionet shëndetësore kompetente vendore dhe ndërkombëtare (si OBSH). Pastroni duart, mbajeni distancën fizike, izolohuni dhe kufizoni lëvizjet tuaja në vendet publike. Sakrificat tona individuale do të çojnë në një veprim më të madh dhe përfundimisht efektiv që do të ndihmojë në “drejtimin e lakores (kurbës)”.

 

3. Të fokusohemi në adresimin e këtij kërcënimi, duke u siguruar se jemi duke u kujdesur për njëri-tjetrin. Kjo është detyrë e jona qytetare por, edhe morale. Kohët e krizave mund të sjellin në pah sjelljet vetëmohuese. Ne nuk duhet të kujdesemi vetëm për veten, familjet dhe miqtë tanë, ne duhet të kujdesemi anëtarët më të ndjeshëm të komunitetit tonë. Shikoni në lagjet tuaja nëse është ndokush që jeton aty dhe që mund të ketë nevojë për ndihmën tuaj – ndoshta për t’iu ndihmuar që të blejnë ushqime apo ndonjë gjë tjetër? Ka shumë mënyra për të vepruar në ndihmë të fqinjëve tonë.

 

Dr. Kutcher, po ashtu, thekson se ilaçi kundër frikës është guximi. “Ne duhet të bëhemi të guximshëm dhe të përballemi me frikën tonë me veprime të organizuara, të qëndrueshme dhe efektive në komunitetin tonë. Ne duhet të jemi të përkushtuar ndaj disa sakrificave personale për hir të sigurisë së familjeve dhe komuniteteve tona dhe për hir të sigurisë së atyre që janë më të ndjeshmit,” shkruan Dr. Kutcher. Ai vazhdon më tej duke thënë se historia na mëson se injorimi i frikës sonë dhe fokusimi kryesor në ndjenjat tona negative, mund të na çojë në mohimin e nevojës urgjente për të vepruar, e madje edhe në shmangien e ndërmarrjes së veprimeve thelbësore për tejkalimin e kërcënimit me të cilin po përballemi. Veprimet efikase të bashkëpunimit mund të burojnë nga frika. Frika na informon që duhet të punojmë së bashku për t’u përshtatur me sfidat që po i përjetojmë dhe që kolektivisht të tejkalojmë kërcënimin.

 

Në fund Dr. Kutcher, e shfrytëzon këtë rast që të na përkujtojë të gjithëve se: “Njerëzit janë të qëndrueshëm për nga natyra. Historikisht, ne jemi përballur dhe kemi tejkaluar pandemi dhe kërcënime edhe më të mëdha. Shpresa dhe optimizmi mund të lulëzojnë në kohë krize. Ne tani kemi mjete të avancuara, teknologji dhe njohuri shkencore që na japin aftësi më të mëdha për të triumfuar. Gjendja normale emocionale që po e përjetojmë nuk duhet të keqinterpretohet si problem shëndetësor mendor. Shumica prej nesh kanë nevojë për veprim dhe jo terapi. Mbingarkimi i sistemit shëndetësor do të çonte në pengesa për ata që janë të sëmurë mendore dhe kanë nevojë për qasje të menjëhershme në kujdes shëndetësor. Ne duhet të veprojmë se bashku, si komunitet, për të bërë atë që është e nevojshme për të tejkaluar kërcënimin para nesh. Ndihma për komunitetin tonë përfshin ndihmën ndaj të margjinalizuarve dhe atyre që janë më të ndjeshëm. Ne duhet të bëjmë atë që mundemi. Për t’u siguruar se të gjithë ne do t’ia dalim në këtë kohë krize. Kur të arrijmë që të zvogëlojmë kërcënimin, frika do të pakësohet. Asgjë nuk funksionon më mirë në fashitjen e frikës se sa guximi dhe veprimi bashkëpunues.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE