“TRURI DYGJUHËSOR” FUNKSIONON MË MIRË

Nëse që nga lindja i mësoni dy apo më shumë gjuhë, atëherë keni predispozita që të merrni më shpejt vendime, falë trurit të stërvitur.

 

Studime të shumta e kanë dëshmuar se personat dygjuhësor (bilingual) marrin më shpejt vendime në kohë më të shkurtër dhe kanë funksione më të zhvilluara të trurit. Studimet krahasuese e kanë analizuar dallimin në mes të personave një gjuhësor dhe atyre dygjuhësor, dhe rezultatet i favorizojnë këta të fundit. Në fakt, truri dygjuhësor ka më shumë masë të hirtë në pjesën e cila është përgjegjëse për kontrollimin e veprimeve dhe vendimeve tona.

 

Dy grupe të të anketuarve (të moshës dhe statusit shoqëror të njëjtë) janë testuar, dhe në të njëjtën kohë ekspertët e kanë matur aktivitetin e trurit përmes teknologjisë së avancuar, si dhe dendësinë e masës së hirtë të trurit.

 

Me këtë rast është zbuluar ndërlidhja pozitive në mes të aftësisë për të zgjidhur konfliktet kognitive dhe dendësisë së masës së hirtë të trurit. Kjo është një e dhënë e rëndësishme, sepse ajo e dëshmon se dygjuhësia që nga lindja ndikon pozitivisht në zhvillimin e trurit, i cili më pas gjatë zhvillimit përsoset në zgjidhjen e detyrave kognitive, të cilat kërkojnë vendime të shpejta dhe efikase.

 

Për këtë arsye, fëmijët duhet t’iu ekspozohen dhe të mësojnë gjuhë të huaja që nga periudhat më të hershme të jetës. Në vijim i gjeni edhe disa arsye që e vërtetojnë këtë pohim:

 

  • Që nga dita e tretë e jetës, fëmijët reagojnë ndryshe ndaj gjuhëve të ndryshme;

 

  • Fëmijët dygjuhësor mësojnë më shpejt se ata një gjuhësor (pasi e kanë trurin më të stërvitur)

 

  • Ata koncentrohen më mirë në detajet e rëndësishme, posaçërisht në situatat të cilat kërkojnë vendime spontane;

 

  • Ata mësojnë më herët të lexojnë dhe i mësojnë më lehtë gjuhët e tjera;

 

  • Ata e kuptojnë më lehtë se të tjerët mund të kenë botëkuptime të ndryshme prej tyre; dhe

 

  • Në vitet e pleqërisë, personat dygjuhësor kanë më pak tendenca të dobësimit të funksioneve kognitive në raport me ato një gjuhësore.
PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE