UNDP I DHURON MJETE MBROJTËSE AGJENCISË PËR MBROJTJEN E MJEDISIT TË KOSOVËS

Përmes një postimi në llogarinë e tyre në Facebook UNDP (United Nations Development Programme – Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara) bëri të ditur se është duke vazhduar me mbështetjen e institucioneve të Kosovës për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

 

Më tej në postimin e tyre theksohet se në kuadër të kësaj mbështetjeje, dje UNDP i ka dhuruar maska mbrojtëse, dezinfektues dhe dorëza personelit të AMMK-së (Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës). Këto mjete mbrojtëse iu janë shpërndarë gjashtë zyrave të ndryshme gjegjësisht, gjashtë drejtorive dhe instituteve në kuadër të strukturës organizative të AMMK-së: Drejtoratit për Vlerësimin e Gjendjes së Mjedisit, Institutit për Mbrojtjen e Natyrës, Institutit Hidrometeorologjik, Drejtoratit për Administrimin e Monumenteve Natyrore më Rëndësi të Veçantë, Drejtoratit për Administrimin e Parkut Kombëtar “Sharri” në Prizren dhe Drejtoratit për Administrimin e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” në Pejë.

 

Në fillim të muajit korrik UNDP e ka realizuar edhe një donacion tjetër tejet të rëndësishëm kur i dorëzoi QKUK-së (Qendrës Klinike Universitare të Kosovës) 20 ventilatorë të lëvizshëm. Falë këtyre ventilatorëve, janë shtuar kapacitetet e kujdesit intensiv në sektorin shëndetësor të Kosovës jo vetëm kundër pandemisë së COVID-19 por, edhe për të gjitha emergjencat e tjera shëndetësore. Këta ventilatorë përdoren për të siguruar frymëmarrjen e pacientëve gjatë operacioneve, rimëkëmbjes pas operacioneve si dhe për pacientët të cilët për çfarëdo arsye shëndetësore nuk marrin dot frymë vetë. Me fjalë të tjera, ata e kanë një përdorim të gjerë në kujdesin shëndetësorë dhe jo vetëm për COVID-19.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE