UNICEF-i E FILLON SHPËRNDARJEN E PAKOVE PËR ZHVILLIMIN E HERSHËM TE FËMIJËVE

Duke e pasur parasysh se situatat emergjente si përhapja e pandemisë së COVID-19, e rëndojnë edhe më tepër situatën e familjeve në nevojë, UNICEF-i e ka filluar dje një aksion për shpërndarjen e 5000 pakove arsimore për zhvillimin e hershëm të fëmijëve. Në këto pako janë të përfshira materiale parashkollore didaktike për fëmijët e moshave 0-6 vjeç.

 

UNICEF bën të ditur se 73% e këtyre pakove do të shpërndahen për familjet të cilat janë të përfshira në Skemën për Asistencë Sociale, kurse pjesa tjetër do t’iu shpërndahet familjeve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian. Të gjitha materialet e përfshira në këto pako i mbështesin familjet dhe fëmijët që të zbatojnë aktivitetet ditore për zhvillim të cilat janë të ofruara në Platformën për Arsimin në Distancë, e cila është krijuar nga Ministria e Arsimit në bashkëpunim me UNICEF-in dhe partnerë të tjerë.

 

Krahas materialeve didaktike të sipërpërmendura, në këto pako do të shpërndahet edhe libri për ngjyrosje “Uta e Maleve”, i alpinistes profesioniste Uta Ibrahimi, si pjesë e projektit “URRA” të ECD, të cilin UNICEF e mbështet.

 

UNICEF, është duke e theksuar nevojën urgjente për t’iu dhënë përparësi investimeve për Zhvillimin e Hershëm të Fëmijëve, duke e përfshirë përqendrimin tek prindërimi në kuadër të reagimit ndaj COVID-19. Kjo është kritike për të minimizuar vdekjet e parandalueshme të fëmijëve, për të parandaluar dhunën ndaj fëmijëve, dhe për të nxitur zhvillimin afatgjatë. Në fund UNICEF e falënderon në mënyrë të posaçme qeverinë e Luksemburgut dhe atë të Japonisë për mbështetjen e ofruar për reagim ndaj pandemisë së COVID-19 në Kosovë.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE